Vrasja e studentes greke/ Hetuesit zbulojnë detaje tronditëse në 'Facebook-un' e grekut e të shqiptarit

Vrasja e studentes greke/ Hetuesit zbulojnë detaje tronditëse në 'Facebook-un' e grekut e të shqiptarit

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e studentes në Greqi, Helen Topaloudu . Sipas mediave greke pas vëzhgimit të celularit dhe të laptopit të grekut dhe të shqiptarit që u përfshinë në vrasjen e Heleni Tapaloundu janë zbuluar edhe detajet e reja.

Hetuesit kanë zbuluar se greku 21-vjeçar vetëm pak orë pas vrasjes së studentes ka tentuar që të flasë në 'Facebook' me një vajzë tjetër me inicialet A.CH, madje edhe e ka ngacmuar. Greku kishte tentuar disa herë që ta merrte në telefon vajzën në fjalë dhe i dërgonte mesazhe duke u kthyer në një problem për të.

Po jo vetëm kaq, pasi greku 21-vjeçar më pas u është kthyer edhe 4 vajzave të tjera duke i ngacmuar në Facebook. Po në atë natë kur u vra studentja greke, në historinë e internetit, trupa hetimore i ka gjetur atij filma pornografik. Po kështu një tjetër fakt tronditës është se shqiptari ishte bërë 'shok' në Facebook me studenten grek vetëm një ditë para vrasjes së saj, më 26 nëntor 2018.

Pas vrasjes së grekes, dy djemtë e kanë parë profilin e saj sërish së paku 2 herë. Në llogarinë e grekut dikush ka hyrë për së paku 13 herë, ndërsa në komunikimet e tij, ai fliste edhe pas krimit sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke biseduar me një mik për faktin se kur do të shkojë në palestër. Kjo ndodhte në kohën që në media kishte dalë lajmi se një studente ishte përdhunuar dhe vrarë.

Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Helenes. Babai tha se shqiptari kishte shkuar në banesën e tij. I ati i shtetasit grek tregon se shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e grekut dhe se djali i tij ishte influencuar për keq nga ana e shqiptarit. Dyshohet se të pandehurit për vrasje e përdhunim janë kthyer në vendin e krimit dhe kanë dashur të fshijnë provat.

Kujtojmë se të dy të rinjtë që pas vrasjes së studentes greke janë në burg dhe ende po hetohet për dënimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda