SHBA- Shteti amerikan i Misurit ka dërguar Gardën Kombëtare në qytetin e Ferguson pas përshkallëzimit të protestave që nisën me vrasjen e një adoleshenti 18-vjeçar me ngjyrë nga një polic i bardhë. Guvernatori i qytetit, Jay Nixon nënshkroi një urdhër për të ndihmuar në rivendosjen e rendit dhe qetësisë me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të Ferguson. Vendimi u mor sot, pasi policia është përleshur me turmën e zemëruar disa ditë rresht.
Policia e Ferguson tha se ata janë sulmuar me armë zjarri dhe molotov në protestat disa ditore dhe se nuk kishin tjetër alternativë për t’iu përgjigjur trazirave.
Vrasja e 18-vjeçarit, Michael Brown më 9 gusht nga një polic i bardhë ka nxitur tensionet racore në Ferguson.
Një raport paraprak privat i autopsisë tha se Brown ishte qëlluar të paktën 6 herë, përfshirë dhe 2 herë në kokë, përpara se të vritej. Çështja është marrë përsipër të hetohet nga prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder i cili ka urdhëruar një federal të bëjë autopsinë e trupit të 18-vjeçarit, sa më shpejt të jetë e mundur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com