Vizita e tij erdhi një ditë pasi policia arrestoi të dyshuarin kryesor mbi vrasjen në fjalë, ndërsa i bëri apel prokurorisë edhe gjykatave që të jenë në lartësinë e detyrës që kërkon ligji dhe qytetarët në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Nga ana tjetër, ministri Noka theksoi se do të merren të gjitha nismat ligjore për të pasur një sinkronizim më të mirë mes policisë, prokurorisë dhe gjykatave.
“Krimi do të goditet në të gjitha format që parashikon ligji, dhe do të goditet me forcën më të madhe të tij”, deklaroi ai.
Ngjarja në të cilën humbi jetën 37 vjeçarja Tafa, mobilizoi strukturat e policisë, të cilat kishin vendosur edhe një shpërblim ndaj kapjes së autorit të krimit. I dyshuari kryesor është 20 vjeçari Aldo Hoxha, i cili u arrestua një ditë më parë nga Policia e Tiranës.
(gm/Shqiptarja.com)