TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Ilir Xhaken dhe i hap rrugë shqyrtimit gjyqësorë. Vendimi u mor në seancën e sotme, ndërsa vetë Xhakja nuk ishte present në sallën e gjyqit por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës Andi Duraj.
Për veprat penale të cilat rëndojnë mbi Ilir Xhaken ky i fundit rrezikon burgimin e përjetshëm, ndërsa avokati i ka kërkuar trupit gjykues që klientit të tij t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për aftësinë psiqike.
Me anë të një kërkesë avokati i argumentoi gjykatës se klienti i tij në vitin 1994 nuk ka kryer ushtri pasi nuk është vlersuar si i aftë me anë të një raporti mjekoligjor.
Ky argumentin u rrëzua nga trupi gjykues i cili gjithashtu vendosi që të pranojë kërkesat e organit të akuzës për pyetjen e dëshmitarëve dhe futjen si dëshmitar edhe të nipit të Ilir Xhakes, Ledio Krasnaj i cili është ende në kërkim nga policia.
Seanca e radhës u zhvendos për më 26 shkurt në ora 10, ku janë do të jenë të pranishëm 7 dëshmitarët e parë.
Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com