TIRANE - Prokuroria kërkon 15 vjet burg për Aldo Morinën, nënoficerin e Forcave Komando të Ushtrisë i cili më 1 janar ekzekutoi me armën e shërbimit Mehmet Beqirin.
Prokuroria kërkoi dje nga gjykata e Tiranës shpalljen fajtor të Morinës për akuzën e vrasjes me dashje, motivi i së cilës, sipas prokurorisë, ishte lidhja intime që viktima kishte me të ëmën e Aldos.
53-vjeçari Mehmet Beqiri u ekzekutua në makinën e tij pasditen e 1 janarit 2013. Nënoficeri u arrestua pak momente pas vrasjes dhe nuk bëri rezistencë. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë ku u shoqërua për t'u marrë në pyetje Morina pati pranuar krimin duke deklaruar se e kishte kryer për motive të dobëta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja me 1 janar