SPANJE- Arrestohet personi i tretë i dyshuar për vrasjen e dy të moshuarave në qytetin bregdetar të Durrësit mëngjesin e 2 shtatorit 2014. Indrit Shaqja, 41 vjeç nga Shijaku, u arrestua në Barcelonë të Spanjës në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid. Arrestimi i tij u bë me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr 747, datë 20.09.2014 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasit Indrit Shaqja, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal.
41-vjeçari Indrit Shaqja mësohet se katër ditë mbas ngjarjes së rëndë është larguar në mënyrë klandestine në Greqia e më pas në Spanjë, ku edhe u bë e mundur arrestimi i tij.
(Në foto: Indrit Shaqja, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të moshuarave në Durrës) Ndërsa në 19 shtator u bë i mundur arrestimi i dy autorëve të tjerë të ngjarjes 28-vjeçarit Velson Elmazi nga Elbasani, dhe 28-vjeçarit Artur Kaçanolli nga Shijaku.
Këta shtetas dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 2 shtator kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave dhe për këtë ata kanë nisur t'i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014. Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.4%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
24 Janar, 07:17
-
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot
24 Janar, 07:09
-
Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!
23 Janar, 23:03
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54