Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Xhaxhai: Është djalë ish-oficeri! Doli për të pirë kafe, s'kishte armë me vete! Ka qenë i sëmurë dhe është kuruar për nerva

Hasan Rasha, xhaxhai i Klodjan Rashës të riut i cili është qëlluar për vdekje me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, nga një efektiv në Tiranë, në lagjen ku banonte, ka deklaruar se nipi i tij kishte dalë për të pirë një kafe.

Sipas tij, i riu nuk ka pasur armë zjarri me vete në momentin që është vrarë, ndryshe nga versioni i policisë të cilët thanë se kanë sekuestruar armën e të 25 vjeçarit të cilët ia ka drejtuar policit. Më tej Hasan Rasha shton se familjarët fillimisht janë lajmëruar se ka ndodhur aksident, më pas u është thënë se është arrestuar, por në fund u thanë se 25 vjeçari ishte vrarë. Ndër të tjera në deklaratën e tij ai shton se 25 vjeçari është djali i një ish-oficeri dhe se më parë ka qenë i sëmurë, por sipas tij pasi është kuruar me ilaçe për nerva dhe është shtruar, nuk ka shfaqur më probleme.

Klodi është një djalë ish-oficeri. Kam dëgjuar që thonë se ka pasur armë. Kjo është në mënyrë apsolute e pavërtetë. Ai ka qenë i sëmurë dhe është kuru me ilaçe për nerva dhe herë të tjera ka qenë edhe i shtruar për këtë punë. Gjatë ditës ka punuar me babain vet. Ma vonë është ndjerë i lodhur është shtrirë në krevat dhe ka dalë më pas me pi një kafe. Kur ka njoftu policia të vëllain se djali është arrestu nga policia. Më vonë i kanë thënë se djali ka bë aksident me policinë më vonë i kanë thënë se ka vdek. Më gjatë nuk di unë. Kam pasur dy kokrra hurma dhe ka dalë me pi një kafe,  tani na kanë thënë se ai është o vdekur.

Mua më ka njoftu vëllai dhe kam ardhur këtu. Djali ka dalë me pi një kafe dhe ka pasur 2 kokrra hurma me vete. Ka dalë për të pirë një kafe, ka qenë i  sëmurë përpara, por gjatë ditës ka qenë duke punu. Çfarë armësh more zotëri. Babai i  vet ka qenë duke flet, ai ka shkuar se më kanë kapur djalin policia. As nuk dimë vetëm dimë se është në morg.
Edhe në emër të vëllait jemi të gjithë të nderuar që vini këtu për të na e zbardhur këtë punë dhe kërkojmë që kjo të zbardhet dei në funhd. djali nuk ka pasur apsolutisht që gje me vete. Besimin e kemi edhe nga ju edhe nga shteti. Këtu punë ta zbardhin deri në fund", tha ai.

I riu është qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë. Ai nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga "Don Bosko" ku është konstatuar duke lëvizur në shkelje të orës policore, i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar.

Pasi u qëllua me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, 25 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Edhe vetë polici i cili pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat në dëshminë e tij ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore e jo ta vrasë, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Kur e ka qëlluar nga errësira nuk e ka parë se ku e ka kapur plumbi pasi  thekson se ka dashur ta kapë në pjesën e poshtme të trupit.

Ndonëse xhaxhai thotë se 25 vjeçari nuk kishte armë me vete, policia pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth ka njoftuar se ka gjetur armën e zjarrit që mbante i riu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. 

Sipas burimeve se 25-vjeçarit arma i ka rënë gjatë ndjekjes, rreth 100 metër larg vendit ku është vrarë. Zona është e pajisur me kamera sigurie, madje i riu është vrarë pranë kamerave të një servisi makinash. Por kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë, sakaq edhe efektivët "Shqiponja" nuk kanë pasur kamera trupi të instaluara. Sipas fqinjëve i riu kishte probleme psikologjike. Ndërkaq 25 vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.


Lajmi kryesor:

Shkeli orën policore, polici qëllon për vdekje të riun në Tiranë! Arrestohet efektivi! Kamerat pranë vendit të ngjarjes të fikura


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!