Vrasja e teknikut të kondicionerëve/ COVID-19 'shpëton' nga qelia Albano Kusin

Griseldo dhe Albano Kusi

TIRANË- Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, që akuzohet nga prokuroria e Tiranës për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj, është liruar nga burgu. Pas pesë muaj qëndrim në qeli, Albano Kusi, ka mundur të dalë nga burgu, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj këtij të arrestuari, duke vendosur “arrest shtëpie” për të. Me sa duket Kusi, ka shfrytëzuar këtë situatë ligjore duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë në këtë periudhë pandemie të virusit COVID-19.

Kërkesa e tij është pranuar nga një trupë gjykues e gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërkohë të pandehurit e tjerë për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, janë Griseldo Kusi, autori kryesor i vrasjes së Indrit Çelaj, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”, babai i dy vëllezërve Bujar Kusi, për akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”, Luan Çaka, Ferdinand Bakalli, Agron Hasrama dhe Ali Sula.

Të gjithë këta persona momentalisht janë të izoluar në burg dhe që presin të dalin para gjykatës, pasi çështja për vrasjen e Indrit Çelaj, tashmë është dërguar në gjykatë. 

Albano Kusi u dorëzua në polici më 15 dhjetor, pas 4 muajsh në kërkim për vrasjen e Indrit Kusit. Ky i fundit është vëllai i autorit të krimit dhe u vetëdorëzua në policinë në muajin nëntor 2019. Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Albano Kusin, pasi ndaj të cilit prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzën e ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe ”Moskallëzimit të krimit”, por gjykata e Apelit, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 vendosi ta lërë në 'arrest shtëpie'.

Indrit Çelaj u vra më 23 gusht në një vilë në kryeqytet ku po punonte si mekanik për të rregulluar kondicionerin.  Ai humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa i riu, Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se sot do të arrihet një marrëveshje mes palëve politike për reformën zgjedhore?

Komento

Komente

  • Sula: 08/04/2020 01:51

    O edi rama o t.q.r..

    Përgjigju
  • labi: 07/04/2020 22:40

    ne radh te pare gjynah per ate djalin qe ka vdek,po desha te thosha po keta njerz qe komentojn e thon ..mori gjykatsi 200 mij e mori 300 mij euro..mos vall i kan numeruar bashk lekt apo e kan me te degjuar??? po shikoni punet tuaja o njerz mos gjykoni pa lidhje duke ja futur nga barku.ata Kuset si njoh e se kam iden kan klan..bande..apo jan njerz ne pun te tyre!mos paragjykoni pa lidhje se cdo njeri i di vet punet e tij

    Përgjigju
  • Remi: 07/04/2020 18:38

    E pesofshin te femijet e tyre ata gjyqtare kriminela.mbase u vrasin femijet dhe ta provojne njeher

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 07/04/2020 17:57

    I bëj thirrje BABAIT të DJALIT tê Vrarë nga Mallakastra dhe gjithë FISIT të të Ndjerit që ti Shkojnë tek SHTËPIA këtij KRIMINELI dhe ta DJEGIN të GJALLË me MOLOTOV dhe BENZINË !!! JU bëj thirrje FAMILJARËVE të të Ndjerit nga MALLAKASTRA , që të shkojnë dhe ti RRETHOJNË SHTËPINË KRRIMINELIT Kusi dhe ta DJEGIN të GJALLË , ose ti vënë 10 KG C4 (TROTOL) dhe ta ZHDUKIN me gjithë KOCKA !!! Kështu të VEPROJNË edhe me GJYKATËSIN BANDIT që e Liroi KRRIMINELIN në SHKËMBIM të 300 MIJË !€UROVE !!!VDEKJE VDEKJE VDEKJE këtyre GJYKATËSVe

    Përgjigju
    • Blloku: 07/04/2020 21:04

      O Fredi po pse nuk shkon ta ndihmosh ti, merre edhe fisin tat edhe shko ndihmoje pse rri e merresh me llafe. Se ene emrin Dobic ene Llapaqen e paske vone . Se merrke vesh ene nga tritoli . Djali ne fjale qe ka vdekur normalisht qe eshte gjynaf por kur shkon me punu te tjetri shko ene shif punet ene jo me shajt pronarin ene me u kap me grushta. Nuk ka lujt menc njeri me vra rob ne shpi tvet a jeni ne terezi ju apo jo. Normal qe dicka e madhe ka ndodh edhe momenti ka sjell ene tragjedine.

    • shoku: 07/04/2020 19:53

      O Fredi je shume i ngarkuar shko vizitohu, ngele duke lehur per te tjeret o i shkrete.Historia eshte e komplikuar dhe po ja fut kot po ik qetesohu.

  • E ljanda: 07/04/2020 17:53

    E tmerrshme

    Përgjigju
  • Shqipetar: 07/04/2020 17:44

    Ju rëntë në kokat tuaja e njëjta dhimbje që i ra familjes së djalit të shkret që punonte për të mbajt veten dhe familjen e tij.

    Përgjigju
  • E verteta: 07/04/2020 17:18

    Nuk e liruan nga covidi, e liruan 200mije eurot qe gjykatesit, keta duhet ti varesh me gjykates e prokuroret

    Përgjigju
  • altin: 07/04/2020 17:11

    Ky eshte skandali i vertete! Ia virusi iku po ketyre si u behet, keta jane lufta e vertete e shoqerise tone. Ky preu ne bese puntorin e shkrete, e mori ne shtepine e tij dhe e vrau, ska me turp. 2-3 vrasje, 2 tentativa vrasje, precedente plot dhe marrin e nxjerrin e lene ne shtepi. A ka shtet o edi rama? Ia pse iken rinia ne emigracion, nuk iken prej varferise po iken prej ketyre tipave, iken se policia nuk punon e drejtesia eshte e degjeneruar.

    Përgjigju
  • Real: 07/04/2020 16:41

    Vetingu i m.tit qe nxjer vrasesit nga burgu.O turpi i madh ai duhet te denohet 34 vjet ose burg perjete keta kane hall se e ze gripi.po ne p.. te robve te vej me mire te vdese sesa ta mbajme me buke me taksat tone.KETA GJYQTARE DUHET TE ZEN VENDIN E KETIJ KRIMINELI.

    Përgjigju
    • Eri: 07/04/2020 23:12

      Duket qe ju Kucat jeni duke komentu po dijeni se ka zot lart e zot ne toke edhe sdo i gezoni dot ditet e perendise.Kush ka vrare zoti tja mar jeten nje ore e me par.Pjelle e ndyre.

    • Blloku: 07/04/2020 21:07

      Po o rob.ir si te thush ti do bohet. Pse me vra vllai jot do ju denojne familjarisht juve eeeee. Vllai vet ska qene fare ne Tiron kur ka ndodh ngjarja. Normal qe do dilte , ai qe e ka vra esht ne burg o plak.

  • Sarah: 07/04/2020 16:33

    Te dhjefsha gjykaten e apelit. Po si è nxjerre nga burla vetem pas 5 muajsh nje kriminel qe ka bere vrasje bashke me vellain?

    Përgjigju
  • Tmerr: 07/04/2020 16:12

    Per vrasje arrest shpije krim i madh me krim se vrasja gjyqtar plera

    Përgjigju
  • Horrat e Apelit: 07/04/2020 15:36

    Ky eshte nja nga te fundit e grupit te strukturuar kriminal Kusi. Shume me heret perpara 7 muajsh eshte liruar F. Bakalli, ai qe ne kamera shfaqet qarte duke zhvendosur viktimen etj. Policia e inkriminuar i la te lire keta vrases derisa u dorezuan vete. Xhaxhain e tyre Lulin e liruan edhe perse u faktua qe automatiku kishte gjurmet e tij. Keta vrases do vrasin serish dhe lirimi i ketyre horrave nga horrat e apelit cenon rendin dhe jeten e qytetareve. Mihalit te vlores i prishen lokalin per gjoja hater te spanjollit. Pasuria e droges dhe zhvatjes se tokave nuk eshte vendosur ende ne sekuestro sepse prokurore, gjyqtare dhe police kriminele presin te marrin pjesen e tyre. Kjo eshte e verteta dhe eshte krim qe mos te pasqyroni te verteten per familjaret e atij djali te shkrete.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bie qeveria tranzitore, po identifikimi biometrik në gjithë vendin! Hajdari detaje nga takimi 9 orësh me ambasadorët