Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin 31 vjeç, i cili ka vrarë teknikun e kondicionerit, Indrit Çela, në shtëpinë tij më 22 gusht të 2019.

Gazetari Arsen Rusta raporton se ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjykata e Tiranës më herët ka arrestuar edhe Albano Kusin, nën akuzën për "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës" në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve. Por më pas ai u lirua pasi fajin e mori përsipër vëllai i tij, Griseldo Kusi. Në seancë Albano Kusi mohoi akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja  e rëndë ndodhi më 22 gusht 2019 rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi). 

Vendi i ngjarjes dhe viktima Indrit Çela

Griseldo Kusi