Vranë teknikun e kondicionerit/ Vëllezërit Kusi mund të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë (VIDEO)

TIRANE - Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, policia e Tiranës vijon të ketë ende në kërkim autorët e dyshuar, dy vëllezërit Griseldo e Albano Kusi.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se ka dyshime që dy vëllezërit Kusi të jenë larguar drejt Greqisë në mënyrë ilëgale e pa u regjistruar në sistemin TIMS .

Sipas të njëjtave burime, mësohet se vetëm dy ditë pas ngjarjes së ndodhur brenda vilës 3 katëshe te familjes Kusi, antenat telefonike zbuluan se dy vëllezërit Kusi ndodheshin në zonën e Vorës, ku mundën t'i shpëtonin edhe një operacioni policor për kapjen e tyre.

Geraldo dhe Albano Kusi

Por e paqartë mbetet mënyra se si dy vëllezërit kanë mundur t'u shpëtojnë kontrolleve të policisë, pasi vetëm 4 ditë më parë policia kishte marrë informacion në rrugë operative se ata ndodheshin në zonën e Korçës.

Nga ana tjetër autoritetet shqiptare i kanë shpallur vëllezërit Kusi në kërkim ndërkombëtar.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.

Viktima Indrit Çelaj dhe godina ku ndodhi krimi

Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë.

Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

Pas vetëdotëzimit ai u prangos vetëm për tre vepra penale që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Për vrasjes e 26 vjeçarit Indrit Çelaj policia arrestoi pronarin e vilës ku ndodhi ngjarja Bujar Kusin, babi i dy vëllezërve Kusi, për të cilin gjykata caktoi arrest me burg. Po e njëjta masë u dha edhe për Ferdinant Bakallin dhe Ali Sula, ndërsa për Luan Cakën gjykata caktoi arrest shtëpie. Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shadi: 02/09/2019 12:00

    Duhet qe te dy te Burgosen me Burg te Perjetshem per ndryshe nuk ndalen Vrasjet ne Shqiprin e Shkatrume e te Raskapitur pa pergjegjesi askush ndaj Askujt asht bo jeta ma e pa Sigurt SE ne Avganistan APO Irak Lavdi per veprat e Shembullta qe po neben per cdo minute juve ju Du net Nji Enver Höhe Pot qe te jet i pa vdekshem popull i Eger

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë