Vrasja e trefishtë e volejbollistit Juxhin Guza, s'ka ende autorë: Vrasësit u zhdukën në errësirë, mjekët vazhduan punën në spital të patronditur dhe drejtësia punon me një gjyqtar, në vend të treve. Babai i tij, Luani, i thërret drejtësisë në emisionin "Urbanika" të "A1Report!": Kujdes, se të tërë këta rrezikojnë jetë të tjera!"
Juxhin Guza apo ndryshe Xhino, ashtu sikurse i i thërrasin shokët, është një emër i njohur në volejbollin shqiptar, që do të kujtohet gjithnjë si kampioni i skuadrës së “Teutës” të Durrësit.

(Në foto: Juxhin Guza)
Ne shkuam në në lagjen nr5. të qytetit të Durrësit e pikërisht atje, babai i tij, Luani, tregon vendin ku Juxhini u sulmua në mes të errësirës. Babai i tij tregon vendin ku Juxhinin e goditën dhe “goditja ishte vdekjeprurëse, si nga grabitësit, ashtu edhe nga doktorët. Ai u sulmua me thika dhe u bënë 18 muaj që policia nuk ka prova dhe se s’ka ku t’i gjejë provat, për vrasësit. Grabitësit janë trembur dhe larguar, ndërsa djali bërtiti dhe ishte shtrirë përtokë. Ai kishte telefonuar policinë të parën dhe të dytën, ne, familjen”, tha ai.
“E çuam urgjent në spital, që është 200 m larg dhe e kam dërguar menjëherë atje duke i vënë edhe rripin mbi plagën. E motra e tij, e para, e dëgjoi, dhe pastaj ne, që erdhëm menjëherë dhe pamë që ishte i mbytur në gjak. Plagët e kofshës i pashë, ato i lidha, kurse të tjerat në gjoks e dorë, i pashë në spital. Kishte më shumë se një plagë, të tjerat sipërfaqësore, por vetëm atë të kofshës të thellë, që mjekët nuk e zbuluan dot”.
Teksa ngjitemi për në shtëpinë e familjes Guza, Luani tregon brengën që ka përfshirë familjen me humbjen e djalit të tij të vetëm.
Në shtëpi na prêt nëna e tij Irma dhe motra volejbolliste, Rozalba. Sapo hyjmë brenda, në ballë të dhomës na pret Juxhini. Ne bisedojmë me nënën dhe motrën e tij për trofetë që gjenden në këtë shtëpi dhe karrierën e tij në volejboll dhe duket se edhe ai është pjesë e bisedës teksa na vështron nga një foto në mur.
Nëna e Juxhinit, Irma, na tregon dhomën e tij, e cila është e mbushur me çmime dhe vlerësime për volejbollistin e “Teutës”, Juxhin Guza. Irma ulet dhe na tregon se çfarë i ka ndodhur djalit të saj.

(Në foto: Irma Guza)
“Kisha një djalë të mrekullueshëm, djalë me vlera të jashtëzakonshme, djalë me reputacion të jashtëzakonshëm në shoqëri e punë, me komunikim të mrekullueshëm me të gjithë, një djalë me ëmdrra të mëdha, që po vazhdonte të ndërtonte dhe realizonte ëndrrat me shumë kujdes dhe me forcën e vet. Por, vjen një moment, kur djali kthehet nga puna dhe i dalin dy kriminelë ordinerë për t’i marrë një varëse floriri. Nga rezistenca që bën, ata e qëllojnë me thikë në kofshë.
Thirrja e djalit dëgjohet nga gjithë banorët e zonës. Dal e ç’të shoh? Shoh djalin të mbytur në gjak :”Mam, deshëm me më vjedh!” Kjo ishte fjala e fundit që më tha djali.
Marrim djalin, në gjendje të kontrollueshme. Im shoq i dha ndihmën e parë, hoqi rripin dhe i lidhi plagën për të ndaluar gjakderdhjen dhe e çoi në urgjencën e kirurgjisë së spitalit të Durrësit që për fatin tonë të zi, për fatin e djalit të zi, ne i besuam. Se ne besojmë tek Zoti dhe shëndetësia, ndaj ia besuam dy mjekëve, kirurgut Dalip Çela, që kam ndoht t’i përmend emrin dhe anestezistit Nuri Qyra, për të cilin ushqej të njëjtin “respekt”, se ata nuk e meritojnë të jenë mjekë.
E morën djalin, e futën në sallë dhe pasi dolën, na thanë se “çdo gjë ishte stabilizuar; për dy orë do ta merrnim në shtëpi, por për më mirë, po e vëmë në reanimacion për një kujdes më të specializuar”.
Po në këtë kohë ju kërkuam mjekëve, që nëse ai kish nevojë për specialistë dhe aparatura më të specializuara, ta dërgonim në Tiranë, ku këto ekzistonin. Na thanë “absolutisht nuk ka nevojë, djali është komplet i stabiliaur”, na qetësuan kështu, na lumturuan dhe djalin e marin e çojnë në reanimacion dhe ia fusin gjumit.
As nuk i pashë më mjekët tek koka e djalit për të ndjekur sesi po avanconte djali pas këtij mjekimi sipërfaqësor. Shkojmë në sallën e reanimacionit, ku ishte një infermiere indiferente, e papregatitur profesionalisht, që i binte fytyrës së djalit për t’i dalë narkoza e duke na thanë “s’ka asgjë, po i del narkoza”, ndërkohë që në monitor po ndiqte që parametrat jetorë të djalit po binin.
I thamë “Moj vajzë, shko zgjo mjekët”, ndërsa ajo vazhdonte t’i binte fytyrës. Këto janë infermieret, kjo është mjekësia, që ma çoi djalin të ma mbulojë dheu dhe mjekët të rrinë të qetë. Pasi pa në monitor që gjërat s’po shkonin ashtu si duhet, shkon dhe zgjon mjekët. I them: “Doktor, ti dhe Zoti!”
Mjekët kishin bërë një qepje të lëkurës, kur duhej të kishin ndaluar gjakderdhjen, sepse ishte çarë aorta kryesore. Në këto kushte, fillojnë të punojnë në mënyrë të kundërt: tërë dokumentacionin ta mbulonin në mënyrën më të poshtër . Ishim me fat që një prokurore e rrethit, që ishte dezhurn atë natë, bllokoi tërë dokumentacionin dhe analizoi ngjarjen çfarë kishte ndodhur. Po sa t ë jemi ne prindërit, në frymën e fundit, drejtësinë e atij djali me ëndrra në këtë jetë, që po i ndërtonte me forcat e vet, nuk do ta mbulojë dheu.
Ne do të vazhdojmë të besojmë tek forca e këtij pushtetit, tek forca e Kryeministrit të vendit, tek forca e Presidentit, në radhë të parë si njerëz, që gjithë këto institucione që përmenda, të mos dalin të palagur nga këto situata”, përfundon Irma Guza.
Ndërsa Luan Guza, babai I volejbollistit, sqaron gjithë proceset gjyqësore të ndjekura më pas. “Prokuroria” tha ai, ka hapur proces gjyqësor për mjekët, proces që shkoi i stërgjatur, se aty mundoheshin me të gjitha mënyrat, t’i nxirrnin të pafajshëm.

Nuk e di nëse trupi gjykues mund të quhet i tillë kur në të merr pjesë vetëm një gjykatës, se në gjykimin tonë vetëm një ka qënë kudo. Për mendimin tonë dhe shumë të tjerëve që merrnin pjesë në të, të afërm, miq, dashamirë, ishte një gjykim fare fare i padrejtë.
Qëkurse gjyqtarja, kërkesës së mjekëve për riekspertizë, iu përgjigj me fjalët “të mos ua prishim qejfin këtyre, të bëjmë edhe një eskpertizë tjetër”, e humba besimin tek drejtësia.
Ndërsa Gjykata e Apelit deri më sot s’e ka hedhur ende shortin, nuk dihet data e gjyqit dhe shpresoj që në të të mos jenë gjykatës si ata të shkallës së parë.
Sot e kësaj dite, doktorët që u dënuan me një vit burg, vazhdojnë të punojnë në spital dhe është frikë se do vazhdojnë të punojnë në spital ashtu siç punuam me tim bir.
Apeli i një prindi është shumë fortë”, përfundoi babai i volejbollistit: “U kërkoj organeve kompetente të mundohen të vënë dorën në zemër dhe të punojnë me ndershmëri, me drejtësi sepse kjo drejtësi që është, nuk po punon për të zbardhur një vrasje ordinere”.
Sot, motra e Juxhinit, Rozalba, mban veshur fanellën nr.7 të vëllait të saj, sepse ajo do të vazhdojë të ndjekë atë që la në mes Juxhin Guza.

(Në foto: Rozalba Guza)
Redaksia online
(ar.sh/p.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com