TIRANE - Drejtori i Policisë Tiranë, Benard Caushaj dha sot detaje në lidhje me identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen më 23 gusht të shtetasit Petrit Kurti në Yzberisht në dyqanin e tij në sy të bashkëshortes. Caushaj tha se në saj të provave të mbledhura është bërë i mundur identifikimi i Jashar Liman Meta, 27 vjeç, si i dyshuari kryesor në lidhje me krimin.
Sipas policisë, 27-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penale, ndërsa aktualisht është i arrestuar pasi më 6 tetor të këtij viti është kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Policia kujton se për kapjen autorit të kësaj vrasje, duke iu referuar edhe hetimeve paraprake u shoqëruan persona që kishin dijeni për ngjarjen, ndërkohë që u vendos shpërblimi me 10 mijë euro për informatorin. Jashar Meta dyshohet të jetë edhe autor i dyshuar për disa vepra të tjera penale.
Petrit Kurti u vra në Yzberisht në dyqanin e tij në sy të bashkëshortes, ndërsa e gjithë skena e krimit u filmua nga kamerat e sigurisë.
RAPORTIMI PARAPRAK NGA GAZATARI I TV A1 REPORT
Gazetari Tv A1 Report Arsen Rusta informon se ka prova të mjaftueshme për të cilat Jashar Meta mund të jetë autori i vrasjes së Petrit Kurtit në dyqanin e tij. Vrasja e 23 gushtit në sy të bashkëshortes së Kurtit u filmua nga kamerat e sigurisë dhe policia kishet vënë 10 mijë euro dëmshpërblim për çdo informator që mund të çonte në arrestimin e tij.
Sipas gazetarit të tv A1 Report dhe përgjigja e analizave të ADN-së të gjurmëve të gishtave në vendngjarje përkojnë me ato të të arrestuarit Meta.
Pritet nga momenti në momen prokurori të firmosi urdhër-arrestin për këtë vrasje.
Jashr Meta u arrestua më 6 tetor pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për kanosje. Policia nëpërmjet deklaratës për shtyp të datës 8 tetor, informonte se dyshohej se ishte autor i disa ngjarjeve te tjera kriminale, te ndodhura ne rrethin e Tiranes, dhe po bënte verifikimet ligjore.
ARRESTIMI I 27 VJEÇARIT MË 6 TETOR
Nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Jashar Liman Meta, 27 vjec, banues në Tiranë, i denuar me pare per vepra te ndyshme penale.
Arrestimi i tij u be pasi me dt 06.10.2012, ora 18.00, ka bërë kallëzim shtetasia A.M, e cila deklraon se është kanosur për vrasje nga bashkeshorti i saj shtetasi Jashar Meta.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij i’u gjet nje pistolete tip “TT” e prodhimit kinez, me stampim ne trup dhe ne djepin luajtes nr.14053085, e vitit 1967, se bashku me nje kreher me 5 fisheke, te cilen e mbante pa leje.
Dyshohet se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve te tjera kriminale, te ndodhura ne rrethin e Tiranes. Punohet intensivisht per dokumentimin ligjor të aktivitetit të tij kriminal. Ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim Kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, Nenet 84 e 278/2/3 te K. Penal
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com