Vrasja e ushtarit grek, Berisha kërkon hetim: Tirana të mos e përdorë politikisht. Rama: Pisllëk nga një materie e biodegraduar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas statusit që i ka kushtuar ish- kryeministri Sali Berisha ngjarjes në Bulerat të Gjirokastrës, ku u vra nga RENEA një ekstremist grek.

Më herët Berisha, ka thënë se për ngjarjen duhet hetim dhe distancim nga të dyja palët, që sipas tij e kanë përdorur politikisht ngjarjen.

“Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike, konsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.”-shkruante Berisha sot.

Ndërkohë që Rama e quan këtë deklaratë “një pisllëk”, që sipas tij është një materie e biodegraduar deri në palcë.

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë. Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t'ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet pulla e kuqe e alarmit”-shkruan Rama.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Berisha për ngjarjen e Bularatit

Deklarate per ngjarjen ne Bularat!

Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.

Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike, konsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! Sb

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protest ditën  e djeshme. Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 30/10/2018 12:23

    Flet Sali Krimineli me gojen,shpirtin dhe doren katran te zi,eshte kerrusur teper per vitet qe ka,e kane kerrusur krimet qe mban mbi shpinen e tij te shemtuar,mallkuar qofsh per gjithe jeten.

    Përgjigju
  • azgani: 29/10/2018 21:44

    b.sala-ja fut kot pleqnia e bon te veten-rroft policia shqiptare mbrojeni shtetin xhithmon nga kriminelet-

    Përgjigju
  • Fredi: 29/10/2018 20:46

    Mos e pyt sa shum i dhe shqiperis ti o edi morri si te ben presion saje qorri si esht si fmi bythe e e cove krejt popllin tend azilant e varferove e bere si popull lypsjar po ti ket do i tregojsh fmive o cop psikopati

    Përgjigju
  • Ilo: 29/10/2018 18:29

    Per here te pare pas shume kohesh po shoh njr mendim te mençur te Saliut

    Përgjigju
  • Une: 29/10/2018 18:08

    Poshte tradhtaret e Shqiperise qe me vepra dhe me fjale ndihmojne armikun!

    Përgjigju
  • Suke: 29/10/2018 17:45

    Sa burre pa turp! Funderrine

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/10/2018 17:20

    Edhe nje herebetja e qenit(origjina e gjithe te keqiave)njeriu I pa skrupullt qe mori nga fashisti si vell micotaqis nje miljard dhrami per te bekuare janullatosin kreun kishes ortodoksd,ju dha grekeve detin kundrejt shumes shume te majme qe I mori per vehte dhe per pederastin lulush,trazon ujrat politike ne kete moment.I pa moralshem,I pa cipe,I pa bese ,I pa skrupullt paraqet ende njeriun e zgjuare-TURP mor qenie e zgjebosur,mor I rrjedhur,ben domosdoshmetisht zhdukjen nga faqa e dheut!

    Përgjigju
  • populli: 29/10/2018 17:03

    ike o vrasesi i remzi hoxhes qe su be nje hetim

    Përgjigju
  • Tata: 29/10/2018 16:38

    Po O DICITAL PORDHA TAMAM SIC VEPROVE TI ME HAKLAJT OSE ME 4 TE VRARET NE BULEVART .SE ARRIN DERI KETU NJE ISH PRESIDENT DHE KRYEMINISTER I VENDIT NUK E IMAGJINOJA KURR .POR MOSHA BEN TE VETEN DHE ZOTI ZVONON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025