Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Presidenti Meta: Këmbanë alarmi, por s'mund ta zbehë miqësinë me Greqinë

Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Presidenti Meta: Këmbanë alarmi, por s'mund ta zbehë miqësinë me Greqinë

Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.

Ilir Meta, President

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive. Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke. Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë. 

Ilir Meta, President

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 30/10/2018 23:14

    Ke pyetur per shqipetaret qe ndodhen ne greqi ti si president si na shikojen ne cdo zyre ku shkojme e ke menduare sikur nje shqiptare te dalin me kallashe dhe te gjuaje policin greke cfare behet je interesuare ti apo te gjithe ata qe ke pase se si kalojme ne ketej ne emigrim nuk jemi te gjithe qe vjedhim dhe vrasim ata qe veasin e vjedhin e dine vendin ku e kane edhe ai djali mose te bej rambon

    Përgjigju
  • Iq0: 30/10/2018 20:09

    Mire e ka ... qetesohuni pak edhe ndoshta do kuptoni qe te gjithe jemi bije edhe bija nenash edhe baballaresh. Te gjithe dashurojme , urrejme edhe ne fund na pret i njeti dhe .... ne fund duhet te gjykohet gjithsecili ne baze te personalitetit te vete edhe jo te veprave te disa individeve. U be cfare u be ... le te sillemi si njerez te lartesuar edhe jo me instikte kafsherore .... nuk ka nevoje me per rrahje gjoksi , mesazhi u dha nepermjet veprave. Jeta vazhdon , rrespektoni minoritetet ashtu sic na ka mbajtur me buke edhe greqia nga nje shqiptar qe ka bere me shume per shqiperine se 100 prej jush te mbledhur sebashku.

    Përgjigju
    • gerneta: 30/10/2018 22:15

      dhe te gjithve ne fund na i vjedh florinjt like koklopa

    • Iq0: 30/10/2018 20:59

      Perse nuk te mbajten me buke shpatullat e tu ne shqiperi o 'kafshe'?! Te rrime shtrember edhe te flasim drejte ... per te tjerat qe thua do te jap thjesht pergezime mqs 'you live up to your name', te pakten qenke specie e sinqert. Sic te thashe kam bere me shume se 100 prej jush edhe me ju nenkuptoj 'dhunuesit e gjoksit tuaj' ku midis te tjerash jam nga editoret kryesor e wikipedias per shqiperine. Por aq kupton aq flet ne botekupimin tend te kufizuar.

    • Kafsha: 30/10/2018 20:43

      O injorant trushpëlarë që ta kanë shpëlarë bajgën tru që ke. Mere vesh njehere e mirë: ASKUSH NUK TË MBAJTI ME BUKË PËRVEÇ SHPATULLAVE TË TUA, O FSHATAR!

  • Gant: 30/10/2018 20:00

    Po popullsia came o hajdut i Shqiperise c'fare eshte? Jeni vene ne rradhe te gjithe duke i lepire b.then grekut.

    Përgjigju
  • Tutu: 30/10/2018 19:24

    Ky eshte gjasme presidenti yne ... nje hajdut me bllok qe cfare nuk beriper te fallsifikuar te verteten... eshte dhe komandanti atyre burrave qe luftuan me nje kriminel ordinet dhe vune jeten ne rrezik.. ti zotni nuk mund te jesh as president dhe as komandant ...dyshoj dhe shqiptar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik