'Një grek më pak, një bastard më pak', reagon FSHF: Banderola nuk ka asgjë të përbashkët me fushën e blertë

'Një grek më pak, një bastard më pak', reagon FSHF: Banderola nuk ka asgjë të përbashkët me fushën e blertë

Federata Shqiptare e Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar këtë të martë për incidentin e djeshëm të ndodhur gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku u valëvit një banderolë raciste.

FSHF e ka cilësuar parullën e tifozëve të Partizanit me sfond racist dhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit.

Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar

Federata Shqiptare e Futbollit

Më tej, ajo ka dënuar me forcë gjuhën e përdorur në banderolë dhe ka siguruar opinionin publik se “tifozët e vërtetë nuk do të shndërrohen asnjëherë në medium konflikti dhe urrejtjeje”.

“Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë”, ka bërë me dije FSHF, duke shtuar se do të marrë të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh të mos kalojnë pa u ndëshkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt