Vrasja e ushtarit, ‘tërbohet’ politikani grek : Të zhdukim shqiptarët, kështu Rama s’do ngrejë dorë ndaj nesh

Vrasja e ushtarit, ‘tërbohet’ politikani grek : Të zhdukim shqiptarët, kështu Rama s’do ngrejë dorë ndaj nesh

Kryetari i Partisë nacionaliste greke “e Djathta e Re”, Phaselos Kranidiotis, dhe ushtari grek Kostantinos Kaçifas

Kryetari i Partisë nacionaliste greke “e Djathta e Re”, Phaselos Kranidiotis ka reaguar këtë të hënë ndaj vrasjes së ushtarit grek nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

 Politikani Phaselos Kranidiotis i është drejtuar përmes rrjeteve sociale palës shqiptare, duke u shprehur me tone të ashpra: “Të zhdukim të gjithë vrasësit e heroit Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngrejë dorën ndaj grekëve”. Kjo deklaratë e politikanit nacionalist vjen pas një takimi që ai ka pasur për çështjen e emigrantëve në Greqi.

Kranidiotis i ka cilësuar më tej shqiptarët si bashkëpunëtorë të nazizmit. “Vranë,dogjën dhe plaçkitën Epirin Grek. Është e pakonceptueshme që Shqipëria të jetojë nga remitancat që vijnë nga Greqia”, ka shkruar ai më tej. 

Ai ka përmendur ndër të tjera edhe “Protokollin e korfuzit”, i cili është akt i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i nënshkruar me qeverinë greke në emër të qeverisë së Princ Vidit, i cili nuk u realizua si pasojë e qëndresës së popullit shqiptar. Sipas këtij protokolli, vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të jugut duke i dhënë një lloj autonomie për krijimin e një administrate më vete; një xhandamëri lokale që do vepronte vetëm në krahinat jugore; njohje të greqishtes si gjuhës e vetme fetare e komunitetit Ortodoks, ndërsa në organe shtetërore greqishtja do ishte gjuhë e barabartë me gjuhën shqipe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RENEA: 29/10/2018 22:25

    Hajde e provoje po tambajti

    Përgjigju
  • Scodrinon: 29/10/2018 18:23

    Ja efektet e politikes servilosese ndaj gerrqise! Sa me “njerezor” qe sillemi, aq me te dobet dukemi para grekeve dhe aq me shume na vene kemben! Mjaft genjeshtres greke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'