Videoja që Report Tv publikoi i pari, të momentit kur ushtari grek Konstantinos Kaçifa qëllon mbi policinë shqiptare është bërë virale, ndërsa ka bërë xhiron e të gjitha mediave të Greqisë.
Kathimerini.gr, news247. gr, zougla.gr, por edhe shumë media të tjera në vendin fqinj i janë referuar Report Tv dhe Shqiptarja.com për videon ekskluzive, por edhe lajmet e tjera në lidhje me minoritarin që u vra në Bularat të Gjirokastrës dhe që u bë çështje mes dy vendeve, pasi solli tension.
Videoja është edhe një provë për të rrëzuar të gjitha skenarët e mediave greke se Kaçifa qëlloi në ajër dhe se gjithçka nisi pasi u irritua nga heqja e flamurit. Flamujt grek nuk janë prekur dje në fshatin Bularat përkundrazi janë valëvitur normalisht, ndërsa sulmi duket se ka qenë i përgatitur.
Pas sulmit fillimisht në qendër të fshatit, ushtari grek u arratis në malin e fshatit Bularat, ndërsa pas rrethimit nga RENEA nuk pranoi që të dorëzohej, por u kundërpërgjigj me breshëri ndaj efektivëve duke u ekzekutuar.

Disa nga faqet e medieve greke që kanë publikuar videon ekskluzive te Report Tv
Komente

