REPORT TV siguron pamjet kur ekstremisti grek qëlloi mbi policinë në Gjirokastër (VIDEO)

REPORT TV siguron i pari pamjet e momentit kur ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa hapi zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës mesditën e djeshme. Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha. Videoja është filmuar nga brenda lokalit të fshatit Bularat.

Nga pamjet duket ekstremisti grek i veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon në drejtim të automjetit ku është vendosur patrulla e policisë së Gjirokastrës. Pra, Kaçifa nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar, ndërsa janë terrorizuar edhe banorët.

Dy janë detajet që duhen veçuar në video; e para lidhet me armën që greku përdori në ngjarjen e djeshme. Ajo është një automatik i modifikuar me dylbi, që ka brenda shënjestrën holografike, e cila është një pajisje ushtarake që e përdor edhe NATO.

Modifikimi i automatikut që përmirëson shënjestrën tregon se asgjë nuk ka qenë rastësore dhe se ushtari grek ka qenë i përgatitur më parë për gjithçka. Ndërsa detaji i dytë lidhet me pretendimin e ngritur nga grekët se ushtari u vra për flamur.

Por në fakt sikur duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, greku që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë, por kallashnikov. Flamujt grek nuk janë prekur dje në fshatin Bularat, por përkundrazi janë valëvitur normalisht.

Pas publikimit të videos, gazetari i Report Tv u shpreh se kjo është një provë e qartë se autori nuk ishte amator apo banor i thjeshtë i fshatit Bularat sikur shprehen grekët. Hoxha thotë se videoja rrëzon pretendimet e grekëve se ai u vra se u irritua nga heqja e flamurit, pasi shton ai, sikur duket nga pamjet nuk ka flamuj në dorë, por kallashnikov, ndërsa simbolet greke valëviten normalisht.

Filmimi që kam paraqitur për Report Tv dëshmon skenën e vërtetë. Kemi dëgjuar shumë versione nga grekët, që është thënë se viktima ka qëlluar në ajër, por pamjet tregojnë se autori i veshur me uniformë del me armë të modifikuar, shënjestër holografike, që ndihmon për të qëlluar gjatë natës, por edhe për të përmirësuar shënjestrën gjatë ditës. Nuk kemi të bëjmë me një banor të thjeshtë të fshatit. Ai del me një automatik të modifikuar, që nuk e drejton në ajër, por drejtpërdrejt makinës së policisë së Gjirokastrës.

Për fat të mirë policët nuk janë goditur. Për asnjë moment ai nuk qëllon në ajër, por drejtpërdrejt. Është thënë se ai është irrituar se i hoqën flamurin, por sikur duket nga pamjet flamujt janë valëvitur qetësisht. Në pamje duken tre flamuj grek që valëviten. Nuk e di ku është gjetur ajo gënjeshtër që Kaçifas u irritua, pasi i hoqën flamurin. Ai kishte në kallashnikov 90 fishekë. Ai duket se e kërkon objektivin, pasi qëllon ku është patrulla e Gjirokastrës.

Ai shkaktoi terror dje në fshat. Kacifas tentoi edhe në momentin e fundit kur tre pjesëtarët e RENEA tentuan të negocionin, por hapi zjarr, ndërsa u godit dhe humbi jetën. Viktima nuk ka qenë sikur dëshmohet, banor i thjeshtë i fshatit dhe që u indinjua se i hoqën flamurin. Pamjet dëshmojnë me zë dhe figurë terrorin që përjeton fshati nga breshëria e kallashit të Kacifas. Ai duket se nuk është amator, pasi e kishte modifikuar armën, ndërsa i kishte vendosur tre karikatorë.  

Artan Hoxha-Gazetar i Report Tv

Pas sulmit fillimisht në qendër të fshatit, ushtari grek u arratis në malin e fshatit Bularat, ndërsa pas rrethimit nga RENEA nuk pranoi që të dorëzohej, por u kundërpërgjigj me breshëri ndaj efektivëve duke u ekzekutuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakopi: 30/10/2018 13:44

    Trajtim ADEKUAT nga forcat e rendit - PIKE.

    Përgjigju
  • Italia: 30/10/2018 09:24

    Respekt RENEAS

    Përgjigju
  • Faik: 29/10/2018 21:46

    RESPEKTE pafund për RENEAN ! Shteti SHQIPTAR duhet ti Shpërblejë me RROGA Shtesë , sepse këta Djemë rrezikojnë Jetën e tyre në përballje të tilla , si psh me këtë Krye TERRORISTIN GREK , që qëllon Policinë e Shtetit SHQIPTAR !!! FALENDEEIME pafund për RENEAN! URREJTJE për të gjithë ato FUNDËRRINA që i dalin në mbrojtje këtij PLEHRE TERRORIST

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 29/10/2018 21:28

    Hallall ta bëftë Zoti, Z. Hoxha. Le të hanë m*t Berisha e Co, grekofonët racistë e ndonjë tjetër që del në mbrojtje të atyre.

    Përgjigju
  • Arbër: 29/10/2018 20:44

    Pyetja e radhës është se edhe sa terrorist të tjerë ka pas ditën e djeshme në këtë fshat, dhe ku janë ata...???

    Përgjigju
  • TATA: 29/10/2018 20:19

    O ZOTI GAZETAR HOXHA KUJDES SE DO TE SULMOJE BERISHA PER KTE VIDJO SI PJESTAR I FORCAVE EKSTREMUSTE GREKE .SE ME KETE VIDJO JA LE NE DORE SIC I LE STILOLAPSAT DHE CADRAT NE NGJARJEN E 21 JANARIT MOS U RUJ NGA GREKET PO RUHU NGA DYSHJA BASHA BERISHA .KY I FUNDIT NUK ASHT PRONONCU AKOMA SE NUK KA PA AKOMA TEK VRIMA E CELSIT.

    Përgjigju
  • Beni: 29/10/2018 19:48

    Kallash me dylbi , sniper per 300- 600 metra te vret me precizion. Edhe kerkojne sqarime plerat! Jo me 1 plumb po gjithe karikatorin e meritonte ky.

    Përgjigju
  • Jorgji: 29/10/2018 19:31

    Hajde psikopat wtf

    Përgjigju
  • Ervin: 29/10/2018 19:18

    Çojani ministrisë së jashtme të Shqipërisë që t'ia dërgojnë asaj greke së bashku me një notë të fortë proteste

    Përgjigju
  • life: 29/10/2018 19:16

    gjunah e paska zen semundja e terbimit por i shkreti gjeti nje vend te gabuar per tu hequr si Garip,shqiperine vendin ku lindi garipizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja