Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Report Tv thotë se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.
Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017. Sipas gazetarit në është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai
‘Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptarë është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda,. Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.
Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve. Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë q ëka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik.’- tha Dervishi.
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve ende i paqartë
26 Nëntor, 13:52
-
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
17 Nëntor, 19:12
-
Atentati në Shkodër, Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen
12 Nëntor, 18:55
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor, 13:15
-
Meta në burg/ Galdini: Kërcënoi Dumanin si Toto Rina dhe Al Kapone! Muça: Do t'i jap zemër mbështetësve jashtë! Tafani: Bashkë me Berishën prej vitesh kanë fyer gjyqtarët
23 Tetor, 21:37
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
Ferdinand Dervishi kujton Azem Hajdarin: Do vritem unë i pari tha mos kini frikë, na motivoi të çanim kordonin e policis! Kryesoi lëvizjen studentore
10 Shtator, 20:33
-
26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Ferdinand Dervishi: Në Tiranë të gjithë e dinin! Izet Haxhia personazhi më enigmatik, Haklajt ishin të bindur se Azemi i godiste
10 Shtator, 20:19
-
Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera
9 Shtator, 21:36
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator, 11:03
Z.Dervishi,nuk po bej avokatin e Djallit,por nese e konsideron veten me te vertete gazetar serioz,duhet t'a dini qe ne media e ne gjykata nuk shkohet me //flitet//, por me fakte te kontrolluara e te konfirmuara!
PërgjigjuGazetar te ketille zor se ka ne boten normale te lajmit te bazuar ne fakt. E ka porositur Iliri, thote, vrasjen e nje vrasesi narko-trafikant, vella i nje vrasesi narko-trafikant, pjese e nje rrethi te gjere politiko-kriminal vrasesish-narkotrafikante: Frrok, Dod, Dosh, e kodosh te tjere. Ne krye te te cileve qendronte, dhe qendron as me shume e as me pak shoku i vjeter maskara i maskara Ilirit, Edi!!! Dhe se dyti, paska keputur ne mes thote, opordhacioni 7 familjet kriminale ne Shqiperi. Vetem se asnje nga ato "familje" nuk ka mbiemerin Hasanbelliu, kryefamilja mafioze qe kontrollon Durresin dhe qe pas nje marreveshje ne Ramen instaloi "Akulloren" dhe ben kerrdine neper brigjet e Adriatikut! As Doshi, i sidilates australiane te krimit, apo Luca!!! Hajde gazetar hajde!
Përgjigjupopull vari leshte i fusni e njerin njerzit ne burge si ne kohen e enverit me thashe theme gazetare analfabet thote kam degjuar qe ai ka vrare ikni na shqipria dhe lini vetem ramen me hajdutet e tij ,kushe theret hajduti eshte hajdut vete jemi 20 vjete mbrapa .haaaaa
PërgjigjuMetmuti hajduti spiuni nanen e pak e ka.
PërgjigjuKu ka za, nuk asht pa gjo! Eshte e dit qysh ne fillim kjo puna e vllait te Ndokes.
Përgjigju