Babai dhe xhaxhai përcillen për në banesën e fundit, Astmer Bilali mbërrin në ceremoninë e varrimit

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme u përcollën për në banesën e fundit dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët mbetën të vrarë gjatë një atentati të ndodhur dje në Shkodër.

Nën masa të forta sigurie në ceremoninë e varrimit ka qenë edhe djali i Astritit, Astmer Bilali i cili vuan dënimin në burg si pjesë e grupit Bajri. 

Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”. 

Gjyshi i tij, Fahri Vejuka, që është vjehrri i njërit prej viktimave, Astrit Bilalit, i bën apel drejtorisë së Burgjeve që ta lejojnë të paktën edhe dy ditë në shtëpi. Ai thotë se nëse ka bërë dicka të dënohet, por ta lejojnë të paktën për të pritur njerëzit, pasi i ati iu vra, e ëma i vdiq para dy viteve, vetë ndodhet në burg dhe në shtëpi është vetëm vëllai i vogël i sëmurë. 

"Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shtatërruar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për cfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd, pasi edhe nëna i vdiq para dy viteve. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falenderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, te paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë dicka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jone" tha ai.

Astrit dhe Brahim Bilali janë përkatësisht babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri në Shkodër, për këtë arsye vrasje e tyre çon drejt larjes së hesapeve mes dy grupeve të fuqishme në Shkodër. Bajrat pjesë e të cilëve sipas policisë e prokurorisë ishte djali e nipi i dy viktimave kanë prej gati një viti një luftë të hapur me fisin e Licajve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
FOTO/ Momenti kur Astmer Bilali u shfaq në ceremoninë e varrimit të babait dhe xhaxhait

I rrethuar nga efektivë të Policisë së Burgut që e kanë shoqeruar drejt Shkodrës, Astmer Bilali i ka dhënë lamtumirën e fundit babait dhe xhaxhait të tij.

Ish kampioni i boksit, ka mbërritur në Shkodër rreth orës 15:00 duke iu drejtuar menjëherë varrezave të qytetit ku është mbajtur edhe ceremonia e varrimit të dy vëllezërve Bilali.

Report tv, ka siguruar foto ku tregohen momentet kur ai i rrethuar nga efektiv të policisë përshëndetet me miq dhe të afërm të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vëllezerve Astrit dhe Brahim Bilali.

Babai dhe Xhaxhai i Asmer Bilalit u vranë një ditë më parë në lagjen Guerrile në Shkodër, ndërkohë që sot gjyshi i tij i ka bërë apel organeve të drejtësisë që të lejojë dy ditë në shtëpi Astmer Bilalin për të respektuar rastin tragjik në familjen e tij.

Ora 10:45
Pasioni i trashëguar brez pas brezi, kush ishte ish-kampioni i vrarë me vëllain e tij
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Shkodrani: 01/04/2019 09:20

      Ma mir tkesh kundra zotin se sa Mustafa Licin...

      Përgjigju
      • Naqe: 02/04/2019 21:41

        Ku qenka kaq i eger ai? Duket si plak qe i kan rene protezat hahah

      • O capokiras: 01/04/2019 16:23

        Po ca kujto ti se veprojn ata pa urdher te Mustafa Licit..nuk esht e then vec te veprosh me doren tende..un nuk po e lavderoj se nuk e njof personalisht por me te degjuar nga njerez te afert te tij qe urdhri kti njeriu zbatohet gjithmon per cdo lloj vepre..

      • Capokiras: 01/04/2019 13:21

        Per shkodranin ha ha ha , sa per mustafa licin ishin Ba kta ka 100 vjeca po thuj e ka te birin e at sokol tejen qe veprojn kshu, lict i njofin tan cfar ordinerash jan me spiundheqe e pabesina, deri dje hangren buk me njeni tjetrin, Po asmeri ja bani vedi qe i hini ksaj loj se shkaj ka fryvi era tu e çfrytzu , mu me vjen keq per asmerin se e njof.

      • Hasoni: 01/04/2019 12:14

        Ja ke fut porlles naqe se dhe ai si keta do perfundoj kush ka vra do vritet thon malokt.

      • shkodrani shkodres: 01/04/2019 11:21

        Pse kaq te forte jan lict dhe mustaf lici ?? Jan te shumt ne numer niper e dajo???

    • Goni: 01/04/2019 00:23

      Paçin rahmet e çofshin te xhehnetit, Asmer i more ne qaf i vrave me doren tande baben e axhen, nuk duhet te ishte ky fundi i tyre, gabove shume qe u bere leve e bajreve, gabove me Mehdin, gabove me Bardhin, mos harro se ndeshkimi te vjen ne radhe te pare nga zoti pastaj nga robi, se njerez ishin dhe ato qe ti me safetin futet ne dhe.

      Përgjigju
      • Per kirasjanin: 02/04/2019 23:24

        Pse ky e nxori në pritë atë shokun e vetë ferracakun e ndjerë? Po ky e kishte shok. Pse thanë që gabuan shenjëster dhe donin të vrisnin kte. Po kushëririn e atij ferracakut, atë ferracakun tjt kush e vrau? Kam menduar që i. Kan vra lict apo nk është e vërtetë.

      • Kirasjani: 02/04/2019 20:24

        Pleh i pabese ,futi ne kurth shokun e vet , djalin e Kujtim Ferracakut E thirri me ba gjiro me kale ne livadhe ku e pritnin te fshehun ne shkurre Safeti me Admir Dekovin . E vranen se nuk paguvi gjoben 500 000 euro. Me vjen keq per familjen e tij se jan njerz te mire ,por Asmeri mas koket e ka heret a von

      • fieri: 01/04/2019 15:58

        Po ne fier ke ka vrar ??? Me thoj vitin se e gjejm vet se miku kujt esht ne fier e dim pak ashum

      • kiras: 01/04/2019 11:17

        asmeri ka vra njerz me lek ka vra qek delin nlagje tvet e ka pre nbes masi kishin pi Kafet e pajtimit ka vra per bajret ka vra njerz ne fier eshe ne bulqiz ka vra qerim markun po ne tan kto te vram dikush do Marrin hak te ky vagabond i vogel .ca TU desht o njish mir ishe TU u marr me boks.MOS harroni ligji i nie fizikanti tmadh thote cdo veprim e ka nje kundra veprim

      • Kurjoz: 01/04/2019 10:17

        O gono ndonjer zoti nuk shikon po pse ate plakun ky e vrau mehdi kavajen per ca arsye skuptoet cne ai i implikuar me kta? Po pse bardh licin ky e vrau???

      • Toni: 01/04/2019 09:24

        Po ky pse u kthye me Bajrat? A ishte me Lict?

    • zef: 01/04/2019 00:16

      sepse me duken si fondamentaliste islame. kta myslymet e shkodres sesi jane!!!

      Përgjigju
    • Kirasi: 31/03/2019 22:06

      Tesh del me CL e hapu bethesh ban si I fort pas ta majti legen djal se i more ne qaf tan tu ba si I fort kot kur Sje per ate pun

      Përgjigju
      • Ojq: 02/04/2019 20:16

        Asmeri ka qenei Licve ,me pas u kthye i Safet Bajrit ,e kane perdorur te dyja grupet. Faji per kete vrasje eshte i gjithi i tij E dine gjithe Shkodranet

      • Toga: 02/04/2019 09:21

        Kush shokë ja kan ba ktij? Cilët Jan shokët që ky mban foto. Është i fortë në Shkodër ky asmeri apo thjesht një ushtar i bajrave? Po lict janë shumë të fuqishëm në Shkodër apo ka dhe te tjerë me të fortë se ata dhe nk përmenden

      • O gent: 01/04/2019 09:52

        Ky ka ken djal I Mir shum u bate kuq kur I flitshe , por u mor iher me lict iher me bajret e mori pjes ne disa krime . Tesh ka met si peshku pa uj ska as buk me hanger po doli nga burgu . Po gjynah mori nje qaf te atin e axhen se nuk e kan meritu ket fund . Jo se kan ken burra te Mir fort po gjithsesi jo me e meritu ket fund . Edhe shokt qe I man ne foto ne fb ja kan ba e din tan

      • genti: 01/04/2019 00:04

        pse bente si i forte ne shkoder ky?! disa thone qe jane familje e urte e puntore?! si eshte e verteta

      • O kirasi: 31/03/2019 23:18

        Heki ata dhamarina se erdhi vera.

    • Shkodra: 31/03/2019 20:43

      Zoti te forcoft shok. Dhimje te malle po kalon ishalla ta shperblen zoti. je i fort

      Përgjigju
    • WTF: 31/03/2019 19:22

      Si ka mundësi që vrasja e dy gansterave zë vend si lajm i parë për dy ditë rrjesht duke i vënë në piedistal sikur të ishin heronj? Po pse gjithë ajo Shqipëri nuk paska lajme të tjera? Ik se na e shpifët me këta horra që luftojnë njëri tjetrin si kaubojsa!

      Përgjigju
      • Fredi: 01/04/2019 10:45

        Fiks!

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

    Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'