Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me zjarr, gjendet automatiku i krimit

SHKODËR-Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve Bilali. Burime pranë grupit hetimore në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur, pasi i trembej një ngjarjeje të tillë. Gazetari Ergys Kavaja raporton se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, 59-vjecari Astrit Bilali u është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.

Përveç dëshmive në vendngjarje, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës. Në brendësi të mjetit tip 'Benz' që autorët i vendosën flakën pas ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveç se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-es. Policia ka shoqëruar mbi 15 persona për këtë ngjarje, por ende nuk janë identifikuar autorët të cilët ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

“Shqiptarja.com” mëson se në këtë ngjarje kriminale kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, pasi gjithçka ka qënë e mirëpërgatitur dhe e studjuar mirë, pasi qitësit janë larguar shumë shpejt nga vendi i ngjarjes por edhe nga vendi ku kanë braktisur makinën. Astrit dhe Brahim Bilali janë përkatësisht babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri në Shkodër, për këtë arsye vrasje e tyre çon drejt larjes së hesapeve mes dy grupeve të fuqishme në Shkodër. Bajrat pjesë e të cilëve sipas policisë e prokurorisë ishte djali e nipi i dy viktimave kanë prej gati një viti një luftë të hapur me fisin e Licajve.

Vrasja e dy vëllezërve ka tërhequr të gjithë vëmëndjen e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, ndërkohë çështja po hetohet nga tre prokurorë të Prokurorisë së Shkodër, të cilët po bashkëpunojnë me 10 oficerë të policisë me qëllim zbardhjen e autorëve të krimit të rëndë. Kjo ngjarje e përsëritur në Shkodër, solli njëherësh dhe shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Shkodër Vehbi Bushati, i cili u zëvendësia menjëherë nga një drejtues i lartë policie Niko Brahimaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë