Rreth orës 15:00 të ditës së sotme u përcollën për në banesën e fundit dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët mbetën të vrarë gjatë një atentati të ndodhur dje në Shkodër.

Nën masa të forta sigurie në ceremoninë e varrimit ka qenë edhe djali i Astritit, Astmer Bilali i cili vuan dënimin në burg si pjesë e grupit Bajri. 

Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”. 

Gjyshi i tij, Fahri Vejuka, që është vjehrri i njërit prej viktimave, Astrit Bilalit, i bën apel drejtorisë së Burgjeve që ta lejojnë të paktën edhe dy ditë në shtëpi. Ai thotë se nëse ka bërë dicka të dënohet, por ta lejojnë të paktën për të pritur njerëzit, pasi i ati iu vra, e ëma i vdiq para dy viteve, vetë ndodhet në burg dhe në shtëpi është vetëm vëllai i vogël i sëmurë. 

"Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shtatërruar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për cfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd, pasi edhe nëna i vdiq para dy viteve. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falenderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, te paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë dicka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jone" tha ai.

Astrit dhe Brahim Bilali janë përkatësisht babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri në Shkodër, për këtë arsye vrasje e tyre çon drejt larjes së hesapeve mes dy grupeve të fuqishme në Shkodër. Bajrat pjesë e të cilëve sipas policisë e prokurorisë ishte djali e nipi i dy viktimave kanë prej gati një viti një luftë të hapur me fisin e Licajve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
FOTO/ Momenti kur Astmer Bilali u shfaq në ceremoninë e varrimit të babait dhe xhaxhait

I rrethuar nga efektivë të Policisë së Burgut që e kanë shoqeruar drejt Shkodrës, Astmer Bilali i ka dhënë lamtumirën e fundit babait dhe xhaxhait të tij.

Ish kampioni i boksit, ka mbërritur në Shkodër rreth orës 15:00 duke iu drejtuar menjëherë varrezave të qytetit ku është mbajtur edhe ceremonia e varrimit të dy vëllezërve Bilali.

Report tv, ka siguruar foto ku tregohen momentet kur ai i rrethuar nga efektiv të policisë përshëndetet me miq dhe të afërm të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vëllezerve Astrit dhe Brahim Bilali.

Babai dhe Xhaxhai i Asmer Bilalit u vranë një ditë më parë në lagjen Guerrile në Shkodër, ndërkohë që sot gjyshi i tij i ka bërë apel organeve të drejtësisë që të lejojë dy ditë në shtëpi Astmer Bilalin për të respektuar rastin tragjik në familjen e tij.

Ora 10:45
Pasioni i trashëguar brez pas brezi, kush ishte ish-kampioni i vrarë me vëllain e tij