Vrasja e vëllezërve Tola, mediat
"Kishin kontakte në Am. Latine"

Vrasja e vëllezërve Tola, mediat<br />
ROTERDAM - Ekzekutimi barabar i dy të rinjve shqiptar, vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola, përkatësisht 30 dhe 26 vjeç, ka vijuar të zërë një vend të rëndësishëm në mediat vendase. Përgjatë ditës së djeshme, ata kanë folur jo vetëm për jetën luksoze që bënin djemtë shqiptar por edhe për intensifikimin e hetimeve të autoritete holandeze në lidhje me vrasjen e të rinjve. Nga të dhënat më të fundit, është mësuar se vëllezërit Tola kanë patur kontakte mjaft të shumta në Amerikën Latine.

Hetimi është përqendruar në të gjitha komunikimet e dy viktimave si dhe, sipas të dhënave, janë hetuar për ditë me radhë vëllai i tyre si dhe miqtë e përbashkët të tyre. Ekspertët kanë sekuestruar të gjitha materialet që iu përkasin të dy djemve, ndërsa sipas të dhënave, trupat e tyre do të vijojnë të mbahen në morg, pa afat, pasi gjithçka do të varet nga hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia holandeze vijon kërkimet për të dyshuarit si ekzekutor, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë ka rrëfyer një shtetas italian që është plagosur, edhe pse nuk bëhet me dije vendi se ku është plagosur. Të dhënat flasin se ai rezulton të jetë miku i dy shqiptarëve të ekzekutuar në banesën e tyre në Roterdam.

Lidhjet me Amerikën Latine 
Mediat holandeze, të cilat citojnë hetimet për vrasjen në një lagje të Roterdamit, ku u gjetën të pajetë dy vëllezërit shqiptar, bëjnë me dije se policia ka dyshime se shqiptarët i përkisnin një rrjeti që trafikonte kokaine dhe që dyshohej se vinte nga vendet e Amerikës Latine. Mediat nuk specifikojnë vendin, por bëhet me dije se nga të gjitha kontaktet që iu janë gjetur viktimave si dhe nga verifikimet për lidhjet e vëllait të tyre që qëndron në Holandë, shqiptarët janë pjesë e një rrjeti trafiku kokaine në Europën Perëndimore.

E njëjta lidhje, vijon të hetohet edhe për linjën e kokainës që u sekuestrua në Elbasan, pikërisht, një ditë pasi u largua nga vendi ynë njëri nga të rinjtë që humbi jetën në Roterdam. Edhe pse familjarët e viktimave, kanë mohuar në mënyrë kategorike që djemtë e tyre të jenë përzier në trafiqe droge, autoritetet holandeze, kanë shtrirë hetimet deri në Belgjikë, Zvicër, Itali dhe Gjermani për të bërë të mundur gjetjen e motivit të ekzekutimit. 

vellezerit tola

Fqinjët: Shqiptarët visheshin bukur, kishin makina të shtrenjta 
Mediat holandeze, kanë shkuar në lagjen e bullgarëve dhe kanë investiguar në lidhje me njohjen që kishin banorët e lagjes me dy djemtë që u gjetën të ekzekutuar në banesën e tyre në Roterdam. Dy djemtë e vrarë, njiheshin thuajse prej të gjithë lagjes, edhe pse jetonin në një shtëpi me qira, shtëpi që sipas tyre rezultonte të ishte e një shtetasi bullgar, edhe ky pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge. Dy djemtë shqiptar që janë gjendur të vrarë, kujtohen nga fqinjët si djem të pashëm, të rregullt dhe që visheshin shumë bukur.

Madje dy të rinjtë mbaheshin mend edhe për llojet e ndryshme të mjeteve që përdornin, por edhe për faktin se makinat e tyre ishin luksoze. Të dhënat që kanë dhënë fqinjët për shqiptarët kanë krijuar vetëm profilin e djemve që bënin jetë luksoze, por që nuk është thënë asgjë negative në lidhje me sjelljen e tyre kundrejt banorëve të lagjes në të cilën kishin jetuar. Sipas të dhënave saktësohet se dy djemtë nga Elbasani, kishin rreth një vit që ishin vendosur në atë banesë, ndërsa në atë lagje ishte ishin të njohur prej disa vitesh. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!