Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka publikuar procesverbalin e mbledhjes  ku u diskutua edhe rreth vdekjes së gjyqtares Fildeze Hafizi e cila u vra nga ish bashkëshorti. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë në fjalën e tij Presidenti Meta u shpreh se sistemi i mbrojtjes ligjor për dhunën në familje ka nevojë për përmirësime në disa drejtime.

Në diskutim po ashtu është përfshirë  edhe Gjin Gjoni I cili tha se ka disa vështirësi lidhur me urdhrat e mbrojtjes.
 
 “Është një rast flagrant dhe tepër shqetësues. Në përgjithësi unë mendoj që ligji në lidhje me mbrojtjen e familjes ka patur një lloj përmirësimi dhe ç’është e drejta ka dhënë efektet e veta, pavarësisht se ka gjykata të cilat aktualisht janë pak të kufizuara në lidhje me urdhrat e mbrojtjes të cilat janë dhënë dhe gjykatat ndodhen, të them të drejtën, në një lloj vështirësie, për disa arsye. Arsyeja e parë, pavarësisht çështjeve të cilat janë në shqyrtim dhe numri i këtyre çështjeve është jashtëzakonisht shumë i lartë dhe ka rritur fluksin e tyre nga një gjykatë në gjykatën tjetër, mendoj që gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë duhet të kenë një vendimmarrje akoma më të shpejtë në lidhje me me këto çështje. Ndoshta një vendimmarrje e Këshillit të Lartë të
Drejtësisë dhe normimi i kësaj për këtë periudhë kohore që do fuksiononte kjo KLD është që t’u jepet prioritet këtyre çështjeve të cilat të gjykohen brenda një afati kohor, të paktën 1-mujor edhe nga gjykatat e apelit, pavarësisht e ka parashikuar për rastet për gjykatat e shkallës së parë brenda 48 orëve rastet e lëshimit të urdhërit të menjëhershëm”
u shpreh Gjin Gjoni.

Po ashtu edhe ministrja Gjonaj u shpreh se situate është alarmante dhe se është kërkuar një inspektim më I thelluar lidhur me këtë cështje.

“E kemi ndjekur këtë çështje. Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet legjislacioni për ta bërë praktikën sa më të zbatueshme. Por jovetëm legjislacioni por edhe këto mekanizmat ku të jenë mbrojtëse për viktimat e dhunës në familje, pavarësisht ndoshta rasteve që zoti Gjoni përmendi mund të jenë dhe efektivisht të shtyra për shkak të disa manovrave që sugjerohen nga avokatët, përsëri ngelet një çështje shumë sensitive, shumë e ndjeshme, shumë e dukshme. Vetë fakti që kolegia e gjyqtarëve që janë anëtarë këtu pësoi atë fakt tragjik disa ditë më përpara, që situata realisht është alarmante. Ne si Ministri e Drejtësisë në fakt, për shkak të ndryshimeve ligjore në kuadër të paketës të reformës në drejtësi, për sa kohë që nuk kemi më kompetenca për të kryer inspektimin, aktualisht i vetmi Inspektorat që mund të kryejë dhe mund të ketë kompetencainspektimi është Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” u shpreh ministrja.