TIRANË - Që prej 1 dhjetorit, 36 vjeçari nga Pogradeci Vasil Biba nuk kishte shkuar në banesën e tij. Edhe pse familjarët e dinin për problemet që ai kishte me borxhlinjtë nuk kanë dyshuar për vrasjen e tij, duke menduar se ai është larguar për një periudhë kohe. Fillimisht në polici ka shkuar e ëma e Vasil Bibës, duke denoncuar zhdukjen e djalit, por pas tre ditësh ka qenë bashkëshortja e tij, Elsa ajo që i ka kërkuar policisë që të intensifikonte hetimet për gjetjen e bashkëshortit pasi kishte dyshime se ai mund të ishte rrëmbyer. Dy muaj e gjysmë pas paraqitjes në polici, bashkëshortja e viktimës Vasil Biba është kthyer sërish në polici, ku është tentuar të merret në pyetje nga oficerët.
/Shqiptarja.com







