Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë

Krimi makabër i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një barbari tronditëse e kryer nga një person që duhet të marrë dënimin maksimal nga drejtësia shqiptare. Teksa opinioni publik është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë ku dhe po artikulohet rikthimi i dënimit me vdekje, vetë Rama e hodhi poshtë kategorikisht këtë gjë, duke thënë se ky dënim nuk aplikohet më në shoqëritë demokratike dhe se ky dënim nuk i parandalon dot ngjarje të tilla. Rama tha se vendi ka një legjislacion mjaft të ashpër për krimet të tilla në dhunën në familje, përdhunimin dhe vrasjen, por problem mbetet zbatimi i këtyre ligje nga gjyqtarët e papërgjegjshëm që i lirojnë kriminelët në sallën e gjyqit apo u japin dënime të lehta.

Për këtë Rama tha s epo shikohet një mënyrë për të ndërhyrë në legjislacion, për rastet e kriminelëve përsëritës të krimeve të tyre, por që kjo ndërhyrje do të bëhet me konsultim publik.

Ndërsa për ngjarjen e rëndë, Rama tha se drejtësia duhet të veprojë shpejtë dhe të jap dënimin maksimal.

"Të gjithë kemi marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecallic të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit dhe familjen humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në zemrën e nënës dhe babait, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili fal reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejtë nga policia, gjendet sot pas hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe  duke shqyrtuar imtësisht mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thash domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tragjikë. Vëllazërisht ju shpreh ngushëllimet prindërve, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalën mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje dhe për këtë arsye bëra këtë sot së bashku me ju në prag të nisjes zyrtare në Romë.", tha Rama.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti Meta i cili ka thënë se ka përgjegjës, të cilët janë institucionet që s'kanë bërë detyrën. 

Ngjarja në Fier tronditi opinionin publik, ku i mituri u vra nga fqinji i tij, Klodian Çallamani, i cili e rrëmbeu atë, e goditi fatalisht me lopatë në pjesën e pasme të kokës dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Vrasja tragjike e 8-vjeçarit në Fier, Basha: I tronditur, kambanë alarmi për strukturat e shtetit të parandalojnë rate të tilla

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar i tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit në Fier, duke iu shprehur ngushëllime familjes, Basha shkruan se kjo ngjarje e rëndë është një kambanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit që të parandalojnë ngjarje të tilla.

“Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve! Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një kambanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë”, shkruan Basha.

Ora 12:11
Ngjarja e rëndë në Fier, deputetja e PD Bano: Mungesa e veprimeve nga qeveria për të luftuar krimin po na kushton shumë rëndë! Vrasësit qarkullojnë të lirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë ditën e djehsme në Fier, duke ia vënë gishtin qeverisë për ngjarjen.  

“Si ka mundësi që vrasësit qarkullojnë të lirë edhe pasi identifikohen nga policia?”, pyet ajo, duke shtuar se mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria për të luftuar krimin në çdo nivel po na kushton shumë rëndë si shoqëri.

Bano shkruan se të paktën, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë  më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm.

Postimi i plotë i deputetes: 

Ngjarja çnjerëzore në Fier na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të madhe. Si nënë, jam e tronditur sesi një krim i tillë makabër mund të kryhet ndaj një fëmije krejt të vogël e të pafajshëm. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së ëngjëllit të vogël, megjithëse e di fort mire se në këtë ditë të zezë nuk ka fjalë për ngushëllim. Kjo botë paska qenë shumë e ligë për shpirtra të bukur si yti, Mateo!

Si përfaqësuese e Fierit në Parlament dua të shpreh revoltën që ka sot çdo shqiptar pse përbindësha të tillë lejohen të bashkëjetojnë pranë fëmijëve dhe familjeve tona! Si ka mundësi që vrasësit qarkullojnë të lirë, edhe pasi identifikohen nga policia? Mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria për të luftuar krimin në çdo nivel po na kushton shumë rëndë si shoqëri.

Të paktën, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të na sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë  më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm!

Ora 11:58
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ministrja e Arsimit: Sot në klasë mungon Mateo! Kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi

“Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit.”, shkruam ministrja e Arsimit, Evis Kushi lidhur me vrasjen makabre të 8-vjeçarit.

Ajo shkruan se përmes kësaj ngjarjes të të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo dhe për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Ajo shprehet se humbja e Mateos do të jetë një plagë e paharrueshme për familjen e tij, por edhe për të gjithë shoqërinë, pasi jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.

Postimi i plotë i ministres:

Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm.

Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.

U prehsh në parajsë Mateo!

Ora 11:58
Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, reagon  Meta: Thirrje alarmuese për institucionet! Nuk funksionon sistemi! Institucionet përgjegjëse se nuk përmbushën detyrimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier, Mateo Vasiu. Meta bën përgjegjës institucionet që sipas tij nuk kanë bërë detyrën.

"Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi. Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë. Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar.  Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.  Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen", shkruan Meta.

Ora 11:01
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nikolla: Mbrapa krimit një zinxhir përgjegjësish, nëse do të ishin shmangur sot Mateo do të ishte në shkollë! Dënimi të jetë maksimal

Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë mbërmjen e djeshme, me lajmin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke kërkuar që krimineli të marrë ndëshkimin maksimal.

Ajo shprehet se mbas këtij krimi të tmerrshëm që ndodhi në Fier qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhiri përgjegjësish që nëse do të ishin shmangur i vogli do të jetonte dhe do ishte sot në shkollë me shokët dhe shoqet.

Postimi i plotë i Kryeparlamentares:

Dje Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël tetëvjeçar. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Fier. Pas këtij krimi qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhir përgjegjësish. Nëse ato do të ishin shmangur Mateo sot do të ishte në shkollë, me shokët dhe shoqet e tij. Krimineli ka dhunuar edhe më parë dhe për një krim të rëndë ka marrë një dënim përkëdhelës.  Të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi dhe autori i këtij krimi barbar duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Shoqëria dhe komunitetet duhet gjithashtu të reflektojnë. Krimet ndodhin para syve edhe për shkak të mungesës së vëmendjes dhe reagimit tonë.

E kam të vështirë të gjej një fjalë ngushëlluese për prindët dhe familjarët e Mateos. Asgjë nuk lehtëson dhimbjen e padurueshme të tyre.

U prehsh në paqe, ëngjëll

Ora 08:55
 Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës, do e diskutojmë në konsultim publik

Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ndryshim në legjislacion për rastet e kriminelëve që kryejnë veprat e tyre penale disa herë. Ai tha se ky ndryshim fillimisht do të bëhet me konsultim publik.

“Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse dhe kemi një numër jo të vogël rastesh ndër vite, që janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri tek ekstremet e trupave gjykues. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar, për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar të hedhim disa hapa të guximshëm së bashku dhe duke synuar që ta ngremë nivelin e dëgjimit me njëri tjetrin. Nuk mund të them sot se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë”, tha Rama.

Ora 08:50
Rama: Kemi legjislacionin më të ashpër, problem zbatimi nga gjyqtarët e papërgjegjshëm

Kryeministri Edi Rama mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit më vdekje në shoqëritë demokratike, ndërsa tha se vendi ynë ka  legjislacionin më të ashpër për dënimet për dhunën dhe krimet, por që problem është zbatimi i këtyre ligjeve nga gjyqtarët e papërgjegjshëm që i lirojnë në sallën e gjyqit, apo u japin dënime të lehta.

'Si çështje të civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, në adresimin e kësaj çështje ka pasur debat të gjatë kur janë hedhur hapat e para të heqjes së dënimit me vdekje. Në shoqëritë demokratik të bazuar jo vetëm duke respektuara të drejtat e njeriut, proi edhe në aspektin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla në shoqëri. Edhe në vendet të nivelit më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë  apo një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje. Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve ndër vite në legjislacion ka legjislacioni  më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe fatkeqësia te ne është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime ekstreme, duke i lënë të lirë në sallën e gjyqit apo duke u dhënë dënime të lehta duke shkaktuar më pas dhimbje dhe plagë të evitueshme. Mundësitë për të rishikuar legjislacion janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne kemi legjislacion të standardeve të mira të shoqërive demokratike dhe sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligjet.", tha Rama

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 18/11/2021 21:15

    Ne fakt po prisnim per ndonje ide per parandalim krimi. Se per te denuar ka ligje plot. Kuptohet, te japesh mend per legjislacion kur je komplet injorant eshte si te qerosh oriz me doreza boksi. Ore ai Blendi Cuci ka humbur fare....

    Përgjigju
  • Genti: 17/11/2021 17:35

    Nuk ka vullnet nga politika per ti rregulluar gjerat sepse ata bejne sikur grinden per pronat e tyre, te merrem me ligjet kunder ketyre monstrave, Po ishalla e provoni ne femijet tuaj pastaj do ulerisni me te madhe. Kyt monster ta vrasesh I ban nder ky duhet ti lihet familjareve te femijes qe ta torturojne ata vete. U prehsh ne paqe Engjell I vogel.

    Përgjigju
  • Bledi: 17/11/2021 15:15

    Vertet nuk eshte zgjidhje denimi me vdekje se ska faj ai kane faj gjykata qe i lirojne po e me burgim te perjetshem pse duhet mbajtur me leket tona ky zorre.

    Përgjigju
  • Arku: 17/11/2021 11:49

    Po, është e drejte që nuk parandalohen krimet duke vene denimin me vdekje por parandalohen hakmarrjet.

    Përgjigju
  • Arbër: 17/11/2021 11:12

    Ik ore bastard, kush je ti që vë gisht mbi drejtësinë shko e mbroje krimin në serbi se ti nuk je km shqiptar o gomar

    Përgjigju
  • Era: 17/11/2021 10:01

    Ngjarja horror na tranditi te gjitheve! I shpreh ngushellimet me te sinqerta prinderve te mjere! Mendoj se "Denimi me vdekje", nuk eshte zgjidhja e duhur ne nje vend qe aspiron antaresimin ne BE! Kjo dihet tashme dhe nuk ka pse diskutohet here pas here kur ndodhin te tilla ngjarje. Shoqeria jone duhet te kete instrumentat e duhura per te parandaluar keto ndodhi. Mos akuzoni gjyqesorin vend e pa vend sepse as denimi me burgim te perjetshem nuk eshte i duhuri, sepse ne i paguajme ato fatura. Gjithashtu, prinderit duhet te rrisin vigjilencen ne mbrojtje te femijeve te tyre.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 17/11/2021 15:53

      Era apo kushdo qofsh. Se pari ti nuk duhet te jesh prind pasi nuk ka prind ne bote qe nuk e ka vigjilencen per fmijen e tij. U preke se disa komentues ofenduan gjyqesorin por habia me e madhe ne shkrimin tend ishte se ku e gjen kte guxim te mbrosh kete sistemin me tr korruptuar te gjyqsorit. Nje sistem i perbere nga gjygjtar(e) qe nuk duan tja fin se kush ka te drejte po nga ana e atij qe paguan me shum. Gjthss te fala babit apo mamit dhe ora e vrtingut po afron thuaji

  • safet gjici: 17/11/2021 09:27

    Duhet Denim Kapital, kush prek femijet dhe familjen, shfarosje !! Duhet denim kapital per mosveprim te shtetit me njerez te till !!

    Përgjigju
  • Une: 17/11/2021 09:21

    Po ti c'pate? Ti sikur nuk je gjykates dhe as prokuror, kshu na ke thene. Perkundrazi habiteshe pse njerezit kerkojne drejtesi nga ty. Per politikanet nuk eshte ceshtje e "zbatimit te ligjit"? Kur do e kuptosh qe zbatimi i ligjit vlen per te gjithe dhe ti si kryeminister duhet te marresh pergjegjsi. Jo vetem kur te intereson per marketing politik.

    Përgjigju
    • Vera: 18/11/2021 21:17

      E ke kap gafil ketu! Me presh ne goje e ke kap! Por mos u habit se karakteri nuk eshte nder vlerat e te tilleve jo.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën