Vrasja makabre e 12-vjeçares në Paris dyshohet se u krye për hakmarrje! Dëshmia e autores 24-vjeçares: E detyrova të bënte dush dhe e përdhunova

Vrasja makabre e 12-vjeçares Lola Davier në Paris dyshohet se është kryer për motive hakmarrjeje ndaj nënës së të miturës. Hetimet e autoriteteve franceze po bazohen në këtë pistë teksa po përpiqen të gjejnë prova të reja përse emigrantja algjeriane Dabia B., 24 vjeçe ndërmori aktin ekstrem.

Autoritetet nuk po përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila është në gjendje të rëndë psikologjike, të ketë ngatërruar vajzën e vogël me nënën e saj Delphine. Në të kaluarën, dyshohet se ka pasur një konflikt mes tyre kur Dabia kishte tentuar të hynte në banesën e motrës së saj.

Delphine Davier, e cila së bashku me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend, kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në shtëpinë e të motrës.

Sipas France Bleu, një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 që janë gjetur të shkruara në trupin e vajzës.

Në dëshminë e saj, herë ka pranuar e herë ka mohuar vrasjen. Por në përfudim pranoi se e mori 12-vjeçaren në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas ajo abuzoi seksualisht me Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat dyshohet se i shkaktuan vdekjen.

24-vjeçarja Dabia  B. me origjinë nga  Algjeria por që jeton në Francë nga viti 2016  është akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davier të premten e kaluar. Sipas Daily Mail, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur opinionin francez pasi trupi i pajetë i 12-vjeçares Lola Davier është gjetur në një valixhe plastike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë