Sektori i Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar të kaluar e dy viktimave, pasi nga informacionet operative të mbëritura nga policia e Durrësit, rezulton se dy viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin të skeduar si kontigjent në trafikun e drogës. Për anëtarët e grupit hetimor tani për tani vrasja e Kodrës dhe shokut të tij nga Vlora, Endrit Çaushaj ngre dyshime të forta se mund të ketë shërbyer si indicie për t’u hakmarë ndaj Gazmend Çollakut. Sipas burimeve vrasje e këtij të fundit ka qënë përtej hakmarrjes pasi është kryer me mllef.
Koka e shtypur
Një konkluzjon i tillë ka ardhur nga ekspertët kriminalistë, të cilët gjatë ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës kanë konstatuar se koka e Gazmend Çollakut ishte e shtypur. Sipas burimeve, viktima pasi është marrë forcërisht nga ambjentet e lokalit ku qëndronte në Durrës është keqtrajtuar me sende të forta si shkopinj bejsbolli. Këto goditje ai i ka marrë në pjesë të ndryshme të trupit, ku kishte pësuar shtypjen e kokës, thyerjen e një krahu dhe plagë të shumta në trup.
Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se nga mënyra e ekzekutimit autorët jo vetëm që kanë dashur të hakmerren, por edhe kanë shfryrë të gjithë mllefin e tyre mbi trupin e viktimës, ku fillimisht e kanë rrahur barbarisht dhe më pas e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i Gazmend Çollakut u gjet në orët e para të mëngjesit nga një banor i zonës së Fushë-Krujës, i cili ka telefonuar menjëherë policinë lokale.
Policia: Përgjoni numrat
Lidhur me këtë ngjarje policia e Durrësit ka referuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda një material, duke kërkuar rregjistrimin e hetimeve për akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe më pas vrasjen e shtetasit Gazmend Çollakut. Nga ana e policisë janë kërkuar vënia në përgjim e dhjetëra numrave telefonikë, ku mendohet se përdoruesit e tyre mund të kenë dijeni për vrasjen ose të kenë kisht në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku. Nga ana e policisë po hetohet se krimi ka lidhje me çështjen e trafikut të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit. Kjo pistë ka bërë lidhjen kryesore mes vrasjes së Gazmend Çollakut dhe ekzekutimit të dyfishtë të Kodrës dhe Çaushajt. Hetimet kanë zbuluar se Çollaku dhe Kodra, të dy banorë të qytetit të Durrësit dhe afërsisht të një moshë, kanë qenë shokë mes tyre dhe ishin të implikuar në rrjetin e narkotikëve.
Shoqërohen rreth 70 persona, Durrës e Tiranë Vrasja e Gaz Çollakut, pyetet Shullazi e kunati i Lul Berishës
Vrasja mafioze e Gazmend Çollakut ka mobilizuar Policinë e Shtetit, duke kryer një sërë kontrollesh në banesat e disa prej emrave më të njohur të krimit në vend. Në total janë shoqëruar rreth 70 persona, në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë, por asnjëri prej tyre nuk është ndaluar, pasi për momentin policia nuk disponon prova për të ngritur akuza ndaj tyre. Gjatë natës së të enjtes, Forcat e FNSH kanë kryer kontrolle në banesën e Emiljano Shullazit dhe kanë shoqëruar këtë të fundit në ambjentet e policisë, ku kanë marrë në pyetje atë, lidhur me ngjarjen e rëndë.
Nga sa mësohet Shullazi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe as e njihte fare këtë person. Mësohet se mes të shoqëruarve nga ana e policisë së Durrësit është dhe Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, emri i të cilit është fshirë nga lista e personave në kërkim, pasi gjykata i mbylli çështjen penale ku ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Burimet thanë se pas marrjes në pyetje Dervishaj është lënë sërisht i lirë. Nga ana e policisë po hetohet se krimi ka lidhje me çështjen e trafikut të lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit. Kjo pistë ka bërë lidhjen kryesore mes vrasjes së Gazmend Çollakut dhe ekzekutimit të dyfishtë të Kodrës dhe Çaushajt.
Hetimet kanë zbuluar se Çollaku dhe Kodra, të dy banorë të qytetit të Durrësit dhe afërsisht të një moshe, kanë qenë shokë mes tyre dhe ishin të implikuar në rrjetin e narkotikëve. Këtyre fakteve u është mëshuar më tepër nisur nga koha e afërt e ekzekutimit të miqve të vjetër, por dhe rrethanat e krimit. Që nga koha e vrasjes së Kodrës dhe Çaushajt, më 20 dhjetor, kishin kaluar pak ditë. Ekzekutimi i tyre u bë pak metra larg vendit ku u rrëmbye, para se të qëllohej për vdekje, Gazmend Çollaku. Dyshohet se edhe makinat e përfshira në dy ngjarjet të jenë të njëjtat. Në të dyja ngjarjet,autorët kanë përdorur makinë tip “Audi” të errët. Njëra prej kamerave të portit ka fiksuar pamje ku, pas vrasjes së 20 dhjetorit, një “Audi” u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe tentoi të futej në hyrjen numër dy, e cila përdoret vetëm për të dalë nga porti, por pastaj iu drejtua Urës së Dajlanit,i ndjekur nga një “Benz” me ngjyrë të errët.
Durrësi, qyteti që zien nga grupet e drogës
Qyteti i Durrësit gjatë viteve të tranzicionit është përmendur shpesh për vrasjet në seri mes bandave rivale. Për shkak të pozicionit të tij por edhe të pasurit të Portit më të Madh të vendit, shumë të rinj kanë zgjedhur të krijohen në grupe duke kryer trafik droge drejt Italisë dhe jo vetëm. Ajo që bërë më tepër bujë ishte përplasja grupit të Lulzim Berishës dhe grupit të Marsel Sotirit, ku përfundoi me fitoren e Berishës. Mirëpo atëherë kur nuk kishin më rivalë, grupi i Berishës që cilësohet nga prokurorët si banda e Durrësit, u nda në dy fraksione duke filluar përplasjen mes njëri-tjetrin, duke pasur shumë viktima.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)