Në mesin e protestuesve para Kryeministrisë ishte edhe halla e Erion Bobës,15-vjeçari që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar vitin e kaluar në Durrës. Gjatë fjalës së saj ajo tha se gjatë momentit që nipi i saj po i nënshtrohej operacionit, në spital ikën dritat.
“Unë jam halla e Erionit. Ai u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, por e vrau edhe shteti, sepse gjatë operacionit u fikën dritat në spital! Plagët e këtij vendi janë lotët e nënave shqiptare që nuk i kanë fëmijët. Të bashkohen me të gjitha lotët e tyre, që peshojnë shumë mbi tokën shqiptare”, u shpreh ajo mes emocioneve.
“Unë jam mësuese dhe jam poete që shkruaj, por pena ime loton për Erionin prej muajsh. Dhimbja jonë do shërohet kur të shërohet Shqipëria. Shporruni të shpëtojë ky vend! Bravo rinia shqiptare, e gëzofshi Shqipërinë e bukur!” përfundoi ajo.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’/ Protesta mbushet me gazetarët e Shkëlzen Berishës, PD i ngjit në tribunën e fjalimeve



