Një 61 vjeçar është ekstraduar dje nga Interpol Tirana. Nuredin Driza, nga Fieri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 21 dhjetor 2002, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim, në bashkëpunim”. Sipas policisë, 61-vjeçari në 11 prill 1997, në bashkëpunim djalin e tij, Mane Driza kanë vrarë me armë zjarri, Lavdosh K. dhe Elmaz K. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.