DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Taulant Gjinin, i cili akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Refik Lila me armë zjarri.
Ngjarja u shënua në 24 prill të këtij viti, kur Refik Lila nga Peshkopia dhe banues në Durrës u qëllua për vdekje me pistoletë në lagjen nr.18 të Durrësit, pranë spitalit rajonal.
Taulant Gjini e ka pranuar autorësinë e krimit, me argumentin se Lila i kishte ngacmuar të motrën.
Për vrasjen e 27 vjeçarit është arrestuar edhe shtetasi Taulant Hysko, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në këtë krim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com