Vrasja në Fier, Tahiri:Gjykatat pazar
me kriminelët! Nishani merr masa!

Vrasja në Fier, Tahiri:Gjykatat pazar<br />me kriminelët! Nishani merr masa!
TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e ndodhur në Fier, Arben Muho,51-vjeç, i cili vetëm para pesë ditësh ishte liruar nga burgu, ku vuante dënimin prej 6 muajsh për një plagosje të kryer pak kohë me parë, ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 48 vjeçare Teuta Muho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri Tahiri, duke iu referuar edhe atentatit të djeshëm me eksploziv ndaj biznesmenit Ardian Trota në Durrës, thekson se këto krime vijnë si pasojë e një sistemi drejtësie që sipas tij nuk funksionon për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit.

Sipas Tahirit, gjyqtarët vijojnë të bëjnë Pazar me kriminelët, duke i lënë të lirë këta të fundit, ndërsa siç shprehet ai, edhe pse Presidenti ka raste të shumta të kësaj natyre, nuk bën asgjë në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu sipas ministrit, edhe KLD nuk po vepron, pasi është e zhytur në korrupsion, ndërsa gra deputete dhe ish-ministre flasin vetëm kur viktimat dalin në media, dhe nga ana tjetër, dhjetëra OJF marrin fonde, por nuk veprojnë për vendimet e gjykatave që sipas Tahirit janë skandaloze.

E gjitha kjo situatë sipas Ministrit të Brendshëm vjen për shkak të gjyqtarëve të korruptuar që po mbajnë vendin nën thundrën e krimit, dhe që sipas tij të gjithë duhet të reagojnë dhe punonjë që viktimat të mos shtohen nga heshtja kolektive.

“Arrestuar per plagosje te rende dhe armembajtje, denuar 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlore e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga te rrahurat.  Nje tjeter qe shpetoi gjalle dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal te rende, ne kerkim per disa kohe se kishte dhunuar bashkeshorten, u arrestua per disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtepie (per dhune ndaj bashkshortes!!!!).  Keto jane pasojat fatale te nje sistemi drejtesie qe nuk funksionon per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te llahtarshem. Gjyqtaret bejne pazar me kriminelet, duke vrare bashke me ta, viktimat e rradhes.  Presidenti i Republikes i ka rastet rradhe, por asgje deri tani nuk ka levizur. KLD hesht ose ka shume pune te mbroje kooperativen e te korruptuarve. Ca deputete gra e ish ministre, flasin vetem kur viktimat e dhunes dalin ne lajme. Dhjetra OJF marrin para e donatore, por askush nuk ngrihet ne kohe kunder ketyre vendimeve skandaloze te gjykatave. Gjyqtaret e korruptuar po mbajne vendin ne thundren e dhunes e krimit, e kunder tyre duhet te punojme te gjithe qe viktimat mos vdesin edhe nga heshtja jone kolektive.” shkruan në Facebook, Ministri Tahiri

tahiri fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve