Vrasja e trefishtë pasditen e djeshme në qytetin e Gjakovës dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa “hesapeve të vjetra të pashlyera” kohë më parë.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Valon dhe Ali Islamajt dhe të Zef Krasniqit, Gjelbron Gjoshi është shoqëruar në polici mbrëmjen e kaluar. Burime për gazetën Express bëjnë me dije se Gjoshi ka deklaruar se vrasjen e ka kryer vëllai i tij, Veton Gjoshi nga Smolica dhe Shkëlqim Shala nga Cermjani.
Dy viktimat Vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur dhe si vëllezërit Madanaj janë emra të njohur për policinë e Kosovës. Uniformat blu janë në kërkim të të dyshuarve kryesorë e ndërsa po vijon bastisjen në vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe shtëpinë e të dyshuarve.
Vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, mbetën të vrarë pasditen e djeshme në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjakovë, Gjelbron Gjoshi
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com