Vrasja në Holandë nga niprit e Lufit
Hetuesit:Doçi u kthye 4 ditë pas vrasjes

Vrasja në Holandë nga niprit e Lufit<br />Hetuesit:Doçi u kthye 4 ditë pas vrasjes
Lëvizjet jashtë Shqipërisë të Markelian Doçit në periudhën Shkurt-Prill kanë përforcuar bindjet e hetuesve shqiptar se ai është i përfshirë në vrasjen e Ilirian Sulkut në Riderkerk të Holandës më 6 Prill.

Prokurorët e Krimeve të rënda kanë sekuestruar këtë të martë si provë material lëvizjet e Markelianit në Kufi, ku rezulton se ai ka dalë nga Shqipëria ditën e fundit të muajit shkurt më 28 nga Rinasi drejt Bolonjës Itali për tu kthyer më pas nga Brukseli në Tiranë më 10 Prill, 4 ditë pas vrasjes së Sulkut.

Markelian Doçi u arrestua pas masakrës së tre-fishtë në bulevardin zogu i parë teksa akuzohet se ai vrau Besnik Sulkun pasi ky i fundit së bashku me italianin Salvatore Letizia vranë xhaxhain e tij Mentor Lufi dhe Gerti Goxhajn.

Lëvizjet e Markelianit jashtë Shqipërisë në harkun kohur të 10 ditëve mes të cilave ka ndodhur dhe vrasja në Holand e vëllait të Besnik Sulkut janë një tjetër provë që i shtohet hetuesve pas përgjimit ambiental të realizuar midis Klevis e Markelian Docit, ku ky i fundit pranon vrasjen në Holand.

Tabela Tims
Markelian Doçi
28 shkurt 2015 Tiranë-Bolonja ora 11:25 Rinas
10 Prill 2015 Bruksel-Tiranë ora 15:57 Rinas

tims
(Lëvizjet e Markelian Doçit, më 28 shkurt është larguar nga Shqipëria. Më 6 prill ka ndodhur vrasja dhe në 10 prill Markelian Doçi është rikthyer në Shqipëri)

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!