Organi i akuzës së Sarandës, ka akuzuar Ajet Rexhepin komshiun e tij si vrasësin e Shehut e në këtë mendje, ka qenë edhe gjykatësi i cështjes Alltun Cela i Gjykatës së Sarandës, ku në përfundim të gjykimit, e kanë dënuar Ajet Rexhepin me 25 vjet burg për vrasje.
Familjarët e të dënuarit Rexhepi, pretendojnë se ndaj tyre është kryer padrejtësi dhe se autori i vrasjes së komshiut të tyre nuk është kryefamiljari Rexhepi. Çështja në fjalë është apeluar në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Sipas të birit të akuzuarit për vrasje Xhustin Rexhepi, provat e servirura nga organi i akuzës në Sarandë, kanë qenë tërësisht false dhe të montuara duke bërë padrejtësi.
Ndërkaq bashkëshortja e të akuzuarit për vrasje, ka apeluar për drejtësi ndërkohë që denoncon tentativat për të mbyllur këtë cështje nga Policia e Sarandës, kundrejt rryshfetit.
Avokati i pajtuar nga i akuzuari për vrasje, ka kërkuar përjashtimin e relatorit të cështjes Tomorr Skreli, për njëanshmëri në gjykim. Ai e justifikon këtë kërkesë, pasi koha e lënë prej 16 orësh nga relatori Skreli për të t’u njohur me dosjen e klientit të tij është e pamjaftueshme.
Avokati i palës së paditur, do t’ia bëjë të ditur Komisionit të Vetingut, kreut të qeverisë Rama dhe Ambasadës Amerikane, për këtë shkelje dhe paragjykim të vendimit nga ana e gjykatësit të Apelit Tomorr Skreli në Gjirokastër.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










