21-vjeçari Xhevahir Lika dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Drilon Leka do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit, duke vendosur për ta burg pa afat.
Për 21-vjeçarin i cili mendohet të ketë qenë edhe objektiv i vrasjes, prokuroria ka paraqitur prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Sipas organit të akuzes Lika ka qëlluar me armë zjarri, duke shkëmbyer zjarr me kushërinjtë Elgert dhe Dorian Cara me të cilët kishte patur një konflikt të hershëm.
Para togave të zeza ai ka deklarur se ka qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje, pasi sipas tij kanë qenë kushërinjt Cara të parët që kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së tij.
Pavërësisht deklaratës së tij gjykata vendosi të lërë në burg 21-vjeçarin për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionëve luftarake. Gjykata la në burg edhe 27-vjeçarin Drilon Leka, pasi sipas provave të paraqitura nga organi i akuzës edhe pse ka patur dijeni për rrethanat e ngjarjes ai nuk ka dëshmuar para grupit hetimor si ka ndodhur ngjarja.
Diten e martë pritet të njihen me masën e sigurisë edhe dy kushërinjtë Elgert dhe Dorian Cara të cilët akuzohen për vrasjen e 21-vjeçarit Ervis Zyba ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në një lokal nate në Fushë Milot të Kurbinit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com