Nëna e një prej amerikanëve të vrarë, muajin e shkuar gjatë sulmit në konsullatën amerikane në Libi deklaron se vdekja e djalit të saj është përdorur për qëllime politike nga ana e kandidatit Mitt Romney, gjatë fushatës së tij elektorale.

Kandidati Republikan e ka përmendur disa herë takimin e tij disa vite më parë me ish- marinsin Amerikan Glen Doherty.
Zonja Doherty për agjensinë e lajmeve Boston u shpreh se ajo nuk kishte besim tek Romney.

"Ai nuk duhet të abuzojë me figurën e djalit tim duke e bërë atë pjesë të fushatës së tij elektorale. Eshtë shumë gabim që të përdoren djem të rinj guximtarë, të cilët dëshirojnë lirinë për të gjithë, për të denigruar Obamën," u shpreh ajo për agjensinë e lajmeve Boston.

Akuzave në fjalë, iu janë përgjigjur stafi elektoral i Romneyt, të cilët janë shprehur se kandidati do të respektojë dëshirën e Barbara Doherty dhe do të ndalojë së përmenduri djalin e saj.

(ed.ka/su.fu-shqiptarja.com)