MALLAKASTER - Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku u vranë çifti Enver dhe Azbie Myftari, në fshatin Belishovë, komuna Qendër në Mallkastër dhe ende policia nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Burime nga grupi hetimor janë shprehur se po punohet me intensitet në këtë drejtim nga një grup ekspertesh të ardhur nga krimet e rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier dhe me strukturat e drejtoisë së policisë së Qarkut të Fierit.
Sipas këtyre burimeve janë mbledhur shumë prova nga vendi i ngjarjes ndërkohë që janë pyetur dhe shoqëruar në policici rreth 10 të afërm të viktimave si dhe banorë të këtij fshati që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë.
Gjithashtu janë mbledhur prova materiale si çiftja, një triko, gëzhoja të çiftes, një hanxhar si dhe gjurmë të tjera gjaku, ku disa prej tyre janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.
Ndërkohë, burime konfidenciale nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se nga policia dhe prokuroria janë hedhur disa pista por kryesorja është ajo e grabitjes dhe krimi brenda familjes.
SI U ZBULUA KRIMI
Pak para mesnatës, kishte qenë i vëllai i Enverit, Flamuri i cili sapo ka dalë nga shtëpia e tij ka parë flakë dhe tym që dilte nga banesa e të vëllait Enverit. Menjëherë ka njoftuar vëllezërit e tjerë të cilët banojnë në distanca të afërta me njëri tjetrin. Ata kanë mundur të nxjerrin nga banesa në flakë të vëllanë Enverin, por nuk kanë mundur të nxjerrin bashkëshorten e tij. Ata kanë parë se i vëllai kishte plagë të shkaktuara nga armët e zjarri. Më pas ka qenë policia dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të bashkëshortes Azbies, nga banesa. Këta të fundit ishin lamjëruar nga vëllezërit Myftari.
CIFTI JETONTE I VETEM NE BANESE
Çifti i bashkëshortëve, Enver dhe Azbie Myftari jetonin të vetëm në banesë. Ata ishin prindër të 4 fëmijëve, 3 vajza të martuara dhe një djali, gjithashtu i martuar por që jetonte në Tiranë. Autorët i kanë vënë flakën dhe dyqanit që ishte në pronësi të çiftit Myftari. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e krimit dhe po marrin prova, si dhe dëshmi për të zbardhur krimin e rëndë.
Disa banorë të zonës në dëshmitë e dhëna për tv A1 Report thonë se çifti nuk kishte konflikt me njëri tjetrin dhe nuk kishin as konflikt me banorët e fshatit.Ata tregojnë se viktimat ishin njerëz të mirë dhe të dashur.
/Shqiptarja.com