Të tjera detaje, që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e Kreshnik Gjinit mbrëmjen e të martës, janë zbuluar nga policia.

Sipas burimeve mësohet se 31-vjeçari Gjini ishte nipi i ish-drejtorit të OSHEE për veriun, Sajmir Jaku, i cili u ekzekutua në shtatorë të vitit të kaluar.

Ndërsa dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, dhe vrasjet të kenë ndodhur për shkak hasmërie.

Jaku u vra me kallashnikov nga dy persona të maskuar, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Ai u qëllua për vdekje në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij.

Në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Dyshohej se vrasja e Saimir Jakut mund të ketë ndodhur nga konfliktet e mëparshme të tij, në Itali, ku mendohet se ka qenë njëherë i dënuar.

Ndërsa nipi i tij, Kreshnik Gjini, i cili përdorte identitetin e rremë Niko K.u, vra mbrëmjen e së martës rreth orës 00:30, në një kafene në Saint-Denis në Forest.
 
Sipas medieve lokale ekzekutimi i Kreshnik Gjinit dyshohet të ketë lidhje me një hasmëri të vjetër mes viktimës dhe disa shqiptarëve.