Vrasja në bllok/ Kush është Eljon Hato, i dënuari që porositi vrasjen e një mjeku nga burgu i Shën-Kollit në 2015-ën (VIDEO)

Eljon Hato, i përfshirë në vrasjen e mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-bllokut në lokalin Monopol në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hato është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. 

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin sëbashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës. 

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku emri i Eljon Hatos është i përfshirë në një ngjarje kriminale. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë. 

Hato në momentin e arrestimit në 2014 pasi vrau Idrit Yllin dhe plagosi Jetmir Mollën

Porositja e atentatit për mjekun radiolog, çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut? 

Report Tv ka raportuar më 2015, se djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqëndrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjeku.

Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej kohësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen. Është ende e paqartë sesi Hato sot 28 vjeç është liruar nga burgu, megjithëse po vuante dënimin për vrasje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 06/10/2018 05:25

    nuk e kishim timonin te gjithin atehere ne 2014, tash qe ka 16 muaj me timonin te gjithin ne dore, i kemi fut te gjith kriminelet qe vjedhin korend, uj dhe ajër.

    Përgjigju
    • Qytetar i Tiranes: 06/10/2018 10:36

      Shko o gar, po flasim per ate gjyqesor qe partia jote e mori peng dhe e mbron me gjak e shpirt per mos ta ndryshuar.

  • Yoxh: 05/10/2018 23:26

    Shyqyr qe kemi arme ne shtepi dhe i dalim zot vetes!

    Përgjigju
  • Analisti: 05/10/2018 16:54

    Si eshte e mundur qe : Keto njerez deri ne momentin qe te behet ndonje kasaphane e rradhes nuk permenden nga askushi. Sapo te ndodh kasphania, ateher flasin te gjithe . Ky ka vrar ky ka prer ky esht denu ky duhej te ishte brenda. Cfar po ndodh vall , ne çfar planeti ndodhemi ? Ka njeri pergjigje

    Përgjigju
  • erald: 05/10/2018 16:25

    vrasje, plagosje,urdher per vrasje dhe ben 6 muaj burg..ky eshte shteti jone ,gjykatat plehra te emeruar nga PS dhe PD, ata gjykates qe e kane liruar duhen futur ne burg .e kane kthyer ne vend horrash ku ne burg rrine ata qe nuk paguajne energjine..turp

    Përgjigju
  • Vlora: 05/10/2018 15:06

    Vrasje ne 2014 dhe sot ne 2018 eshte jasht ky plehrë??? Shtet plehrash.

    Përgjigju
  • Erik: 05/10/2018 13:44

    Kete te denoncoje opozita, si del nje vrases pas 4 vjetesh nga burgu, mos merren me idiotlliqe. Ata prokurore dhe gjykates qe ia kane lehtesuar rrethanat duhet te qerohen nga sistemi i drejtesise.

    Përgjigju
    • Tony: 05/10/2018 19:18

      Si ta denoncoj opozita keto jan te opozites. Nuk kan dale fare ne konferenca shtypi .dalin per cdo budallallek dhe sdalin per keta . jan vrasesit e santos qe punojn per llogari te opozites . ndaj nuk flasin keta ushtaret e emiliano shullazit besnikut te pd .

    • Astrit: 05/10/2018 15:50

      Po ku ka opposite keku . Opozita ka grupet e veta.

  • Fredi: 05/10/2018 13:41

    A ka ndonjeri ndonje ide që pse persona të tillë qëndrojnë të lirë?

    Përgjigju
  • titi: 05/10/2018 13:40

    po pra si eshte leruar ky nga burgu.

    Përgjigju
    • Albi: 05/10/2018 15:17

      Po car ben ky shtet keshtu si nuk mban pergjegjsi asnje si dalin keta horra nga burgu

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion