Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

Vrasja në Dukagjin, Policia: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

1695842045_Screenshot13.jpg

Gjin Guri, i plagosuri

Policia ka reaguar për atentatin në Dukagjin. Në një reagim zyrtar policia thotë se nuk kanë mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë dhe janë nisur me helikopter. Ndërkohë, i plagosuri është nisur drejt spitalit.

“Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G. Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja. 

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.  Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Shkak konfliktet për kanabisin! Shënjestra i dënuar më parë, në 2021 i vendosën tritol


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Gjuajta tim bir autik', historia prekëse e Edmond Tupes: Më tha 'o ba të kam xhan', u çarmatosa

'Gjuajta tim bir autik', historia prekëse e Edmond Tupes: Më tha 'o ba të kam xhan', u çarmatosa