Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur gjykim të shkurtuar për të pandehurin Kujtim Ekonomi, si autor të vrasjes së Agim Arapit, ngjarje e ndodhur në prill të 2017.
Në këto kushte, nga 5 vite dënim që ka vendosur Gjykata e shkallës së parë më herët, Apeli vendosi 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për Ekonomin, duke e cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Po ashtu, nuk është pranuar ankimi nga ana e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapi, duke mos e konsideruar të ligjshëm ankimin nga ana e saj.
Po sipas fashikullit hetimor, thika e përdorur në konflikt mes viktimës dhe autorit është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai e jo autori. Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe Kostandin Ekonomi nuk janë hetuar më në vijim. Pavarësisht se në fillim, kur ngjarja u bë publike, janë ndaluar të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Në interpretimin e saj, Gjykata e Apelit e ka konsideruar veprimin e Kujtim Ekonomit në formën e rrethanave e vetëbesimit të tepruar nga ana e autorit. Ndërsa deklarimet e Vjollca Arapit janë konsideruar të pavlefshme ligjërisht, pasi janë të ndryshme nga njëri deklarim në tjetrin, duke i hequr në këtë mënyrë dhe të drejtën ligjore për të marrë pjesë në seancën e zhvilluar.
Komento