-
'Më dhimbsen ulërimat e një nëne! Doja burgun, jo vdekjen e djalit!' Flet gruaja e tregtarit që u vra në Durrës
Bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapit, thotë se ajo dhe të afërm të burrit të saj nuk kanë asnjë lidhje me ekzekutimin e Jurgen Kurtit mbrëmë në Tiranë, person që ishte dyshuar për vrasjen e Arapit në prill të 2016-ës. Në një prononcim për Shqiptarja.com ajo thotë se i dhimbset nëna e 26-vjeçarit, por nuk ka dhembshuri për atë që vdiq. Kërkon ende drejtësi, pasi për vdekjen e burrit të saj, u dënua vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit, me vite minimale për shkak se u konsideruan vdekje nga pakujdesia. "I kërkoja burgun, por jo vdekjen", thotë zonja Arapi për Shqiptarja.com
19 Mars 2019, 11:28