Vrasja për larje hesapesh është një nga pistat kryesore mbi të cilat po heton policia, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i çastit. Autori i kishte zënë pritë 42 vjeçarit dhe ka qëlluar mbi të 13 herë.
 
35 persona janë shoqëruar në polici për t’u pyetur për vrasjen e 42 vjeçarit Xhevair Brasha. Kryesisht kanë qenë familjarë të viktimës personat që janë marrë në pyetje por edhe të tjerë që kanë pasur lidhje me Brashën gjatë kohës që ka qenë në Angli.
 
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se pista kryesore është ajo e ndonjë konflikti apo përfshirja e tij në punë të jashtëligjshme gjatë qëndrimit në Angli. Dyshimet për këtë janë ngritur pasi viktima ka ndryshuar emrin dhe njihej si Agim Cakaj.

Xhevahir Brasha u qëllua me armë zjarrin automjetin e tij rreth orës 19 e 30 minuta në hyrje të banesës së tij pranë mbikalimit të Fllakës.

shtepia e xhevahir brasha
( Shtëpia e viktimës Xhevahir Brasha )
  
Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provave materiale 13 gëzhoja, dhe automjeti  tip Benz me targa AA 295 LA. Ai u gjet i plagosur nga të afërmit e tij me 7 plumba.

xhevahir brasha
( Viktima Xhevahir Brasha )
 
Ndërkaq blutë e Durrësit bëjnë me dije se viktima Xhevahir Brasha kishte tre muaj që ishte kthyer nga Londra ku kishte jetuar për 20 vite.

brasha


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)