DURRËS-Policia ka zbardhur detaje të reja mbi ekzekutimin një nate më parë të 42 vjeçarit, Xhevahir Brasha. Emigranti i sapo kthyer nga Anglia u qëllua me automatik në automjetin e tij, në afërsi të banesës në fshatin pllakë të Durrësit.
Mësohet se Xhevahir Brasha u qëlluar në automjetin e tij benz me targa AA 295 LA, me armë zjarri tip automatik model 56 rreth orës 19 e 30.
Brasha ka marrë plagë të rënda e më pas familjarët e kanë dërguar në spitalin e Durrësit nga ku nuk ka mundur të rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

(Xhevahir Brasha)
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku edhe janë gjetur 13 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62mm.
Efektivët e Policisë, po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq blutë e Durrësit bëjnë me dije se viktima Xhevahir Brasha kishte tre muaj që ishte kthyer nga Londra ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari kriminale. Ai ishte i njohur edhe me një tjetër emër, Agim Caka.
Kjo është një nga pistat ku po hetohet për zbardhjen e kësaj ngajrje e ku mbeti i vdekur 42 vjeçari.
Brasha është i lindur në Kukës dhe banues në Durrës, ai ishte babai i dy fëmijëve.

(Policia në spitalin rajonal të Durrësit)

(Policia në zonën ku ndodhi ngjarja)

(Postblloqet e policisë)
Redaksia online
(f.t./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO