Vrasja në Elbasan/ Patozi në Report Tv: Tregues se janë të gatshëm të bëjnë gjëmën për qëllimet e tyre, reagimi i Metës skandaloz

TIRANË- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në studion e Report Tv tha se është skandalizuar nga reagimi i presidentit Ilir Meta lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Patozi tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte "sikur nuk kishte qejf të fliste".

"Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s'mund ta trajtonte që s'kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion", tha Patozi në studion e Report Tv.

Ai ka edhe një arsye se përse ngjarje të tilla kanë si protagonistë dy partitë kryesore, PD-PS.

"Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike", tha Patozi.

Një koment ka pasur edhe për ftesën e Ramës drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, sipas së cilit target ka pasur presidentin Ilir Meta.

"Ftesa e Ramës për Bashën, diversion politik dhe kam përshtypjen se ka target Metën dhe jo PD-në, jo më kot solli reagimin më të ashpër të Metës", tha Patozi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja