Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar sërish për ngjarjen në Fier ku burri vrau gruan duke e hedhur nga dritarja e tualetit.
 
Bregu pas deklaratës së Tahirit se urdhri nuk ka mbërritur në polici, kërkon që të nisë hetimi nga prokuroria dhe të nxirren përgjegjësit për neglizhencën dhe të dënohen njëlloj si vrasësi.
 
Gjithashtu, deputetja e PD i kërkon Presidentit të Republikës që të nisë një inspektim për rastin konkret dhe për të gjithë urdhrat e mbrojtjes që janë dhënë nëse janë zbatuar sipas ligjit.
 
Liljana Ruko kishte një urdhër mbrojtje, por që nuk ishte zbatuar, Manjani kërkoi nisjen e hetimeve, ndërsa Tahiri deklaroi se urdhri i gjykatës nuk ka mbërritur në polici.



dy.b/shqiptarja.com