Vrasja në Fier,Halimi:Monitorimi
elektronik parandalonte ngjarjen

Vrasja në Fier,Halimi:Monitorimi<br />elektronik parandalonte ngjarjen
Duke marrë shkas nga ngjarja e dy ditëve më parë në Fier kur burri vrau gruan e tij ndërsa kishte edhe urdhër mbrojtje, në mbledhjen e  komisionit të ligjeve, deputeti demokrat Eduart Halimi kërkoi që të merren masa për monitorim elektronik të rasteve të tilla.

Duke ironizuar Halimi tha se kjo do t’i shërbente më shumë njerëzve se sa  mbjellja e plamave. Por kreu i komisonit të ligjeve Fatmir Xhafaj tha se drejtësia është e korruptuar dhe KLD ka përgjgjësi në këtë drejtim.

“Nëse do të ketë monitorim elektronik me mbikëqyrje elektronike do të parandalohen në mënyrë të padiskutueshme vrasjet, parandalohej ngjarja në Fier, mund të mos parandalohej ngjarja në Korçë se nuk ka lidhje. byzylyku elektronik nëse do të vendosej me distancë brenda minutës njoftohej policia e shtetit”, tha Eduart Halimi.

Në këtë linjë deputeti i maxhorancës Dashamir Peza tha se duhet investuar më shumë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe jo vendosja e byzylykëve.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve kur po diskutohej buxheti për vitin e ardhshëm, u mor në konsideratë kërkesa e presidentit të republikës për shtimin e buxhetit për këtë institucion me 10 milionë lekë të reja.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai