Nuk ka zgjatur as 24 orë arratia e Eduard Afmataj, autorit të dyshuar të vrasjes së Artur Cangut, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Vrion, në Nikël të Fushë-Krujës.
Afmataj u arrestua në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur, pas kontrolleve të shumta në zonën ku fshihej 33-vjeçari.
Referuar dinamikës së krimit, burime për Report Tv, thanë se 48-vjeçari Artur Cangu kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Vrion dhe kishte parkuar makinën në rrugë.
Afmataj, i ka kërkuar ta lëvizë mjetin me pretendimin se i kishte zënë rrugën, dhe pas debatit, dyshohet se ka marrë çiften duke e qëlluar për vdekje.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes", informoi policia.
Por konfliktet mes tyre ishin më të hershme, prej të paktën 2 vitesh, lidhur me pronësinë e një sipërfaqeje toke. 33-vjeçari Eduart Afmataj, ishte dhëndër në fisin e viktimës.
Komente








