Policia ende nuk ka mundur të arrestojë Eduard Afmataj, autorin e dyshuar të vrasjes së Artur Cangut, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Vrion, në Nikël të Fushë-Krujës.
Kontrolle të shumta janë kryer, përfshirë kodrat sipër fshatit ku dyshohet se fshihet 33-vjeçari, por forcat blu ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Referuar dinamikës së krimit, burime për Report Tv, thonë se 41-vjeçari Artur Cangu kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Vrion dhe kishte parkuar makinën në rrugë. Afmataj, i ka kërkuar ta lëvizë mjetin me pretendimin se i kishte zënë rrugën, dhe pas debatit, dyshohet se ka marrë çiften duke e qëlluar për vdekje.
Por konfliktet mes tyre ishin më të hershme, prej të paktën 2 vitesh, lidhur me pronësinë e një sipërfaqeje toke.
33-vjeçari Eduart Afmataj, ishte dhëndër në fisin e viktimës Çangu.
Komente








